LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Ancelotti është burrë i mirë

Ferguson: Ancelotti është burrë i mirë

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e ka uruar rivalin e tij Carlo Ancelotti për atë se ka arritur te dy trofe që në sezonin e parë me Chelsean.

Chelsea u shpall kampion i Ligës Premier, ndërsa arriti të fitojë edhe Kupën FA këtë edicion. Ferguson ka thënë se ai kishte shpresuar deri në fund se Manchester mund ta fitojë titullin, dhe se momenti kur ai ka kuptuar se titulli ishte i Chelseat ka qenë vetëm pauza mes pjesëve e ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Stoke Cityt.

“Në pauzën mes ndeshjeve pranova se Chelsea do të jetë kampion. Ne menduam se do të jetë vështirë për Wiganin të bëjë diçka dhe kur dëgjuam se ata ishin reduktuar në 10 lojtarë, të gjitha shpresat tona u zhdukën”.

“Ne e duartrokitëm Chelsean. E dimë se sa vështirë është ta fitosh titullin – është liga më e vështirë në botë dhe ne e kemi fituar atë në tre vitet e kaluara. E uroj Carlo Ancelottin për arritjen e mrekullueshme. Ai është një menaxher i mirë dhe burrë i mirë”, ka thënë Ferguson. /Telegrafi/