LAJMI I FUNDIT:

Rossi drejt shërimit

Rossi drejt shërimit

Ngasësi më i mirë në histori të MototGP, Valentino Rossi, është duke u rikuperuar mirë nga thyerja e pësuar në këmbën e tij të djathtë të shtunën, në përgatitje për Çmimin e Madh të Italisë.

Nëntë herë kampioni pritet të jetë jashtë garave për katër muajt e ardhshëm, me operacione të vazhdueshme në tentim të rikuperimit të tij sa më të shpejtë.

“Gjykimi ynë i përgjithshëm mjekësor është pozitiv. Procesi i shërimit po shkon mirë dhe gjendja e Valentinos është ashtu siç ishte pritur”, theksoi Dr. Roberto Buzzi, nga spitali ortopediko-traumatologjik në Firence.

Yamaha ka bërë të ditur se nuk do ta zëvendësojë Rossin me asnjë garues edhe pse rregullat lejojnë një gjë të tillë. /Telegrafi/