LAJMI I FUNDIT:

Harrison kërkon duel me Haye

Harrison kërkon duel me Haye

Britaniku Audley Harrison ka konfirmuar se shtabi i tij është duke negociuar me shtabin teknik të David Haye për një duel britanik në kategorinë e rëndë në fund të këtij viti.

“David Haye është i rrejshëm. Një goditje dhe ai llafazan do të thyhet sikur qelqi. Nëse do të isha sikur ai, do të ikja nga Klitschkot dhe do të vazhdoja t’i mposhtja boksierët e dështuar amerikanë. Menaxherët e mi më kanë thënë se edhe David Haye edhe vëllezërit Klitschko janë të interesuar për një duel me mua kur të rikthehem nga rehabilitimi”.

“Nëse do të jetë njëri nga vëllezërit Klitschko, dueli do të jetë i vështirë, por unë këtë e dëshiroj. Unë i respektoj që të dy për efektivitetin në atë që bëjnë, por që të dy mund të mposhten. Çfarëdo qofshin pengesat, unë do ta gjej rrugën dhe do të bëhem kampion i kategorisë së rëndë”, deklaroi Harrison. /Telegrafi/