LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Kemi nevojë për stadiume të reja

Galliani: Kemi nevojë për stadiume të reja

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka shtruar çështje të reja mbi stadiumet italiane, ndërsa ai shpreh idetë e tij për stadiumet e reja.

Interi dhe Milani aktualisht janë duke paguar nga 8.2 milionë euro në vit si qira për stadiumin Giuseppe Meazza, e që është në pronë të autoriteteve lokale. Por, Galliani ka reflektuar në nevojën e stadiumeve si pronë të klubeve, si në Bundesliga dhe Ligën Premier.

“Stadiumet tona janë të vjetra dhe të papërshtatshme. Shikojeni shembullin e Bayern Munichut, që prej se ka ndërtuar stadiumin e ri, të ardhurat janë rritur për 60 milionë euro”.

“Unë kuptoj që është e papërshtatshme për bashkinë të na detyrojë neve dhe Interin të paguajmë qira, por nëse duam të jemi konkurrues në të ardhmen, duhet ta ndryshojmë perspektivën. Një stadium i ri është esencial për një klub që dëshiron të konkurrojë në të ardhmen”, u shpreh Galliani. /Telegrafi/