LAJMI I FUNDIT:

Pajtim Kasami nënshkruan për Palermon

Pajtim Kasami nënshkruan për Palermon

Klubi italian Palermo ka kompletuar nënshkrimin e mesfushorit shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Pajtim Kasami.

Kasami, i cili është pjesë e të rinjve të kombëtares së Zvicrës, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Palermon.

I lindur në Strugë të Maqedonisë, 18-vjeçari ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës që fitoi kampionatin Botëror U17 në vitin e kaluar.

Kasami kishte qenë pjesë e ekipit të të rinjve të Liverpoolit dhe Lazios, para se në dhjetor të vitit të kaluar nënshkruajë me Bellinzona ku gjatë pjesës së dytë të sezonit luajti në ekipin e seniorëve dhe shënoi dy gola në 10 ndeshje. /Telegrafi/