LAJMI I FUNDIT:

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

“Rrezultati për LDK-në nuk është i kënaqshëm… LDK-ja ka nevojë për lidership të ri. Nuk ka rrugë tjetër për rikthimin e besimit në LDK”,  ishin disa nga deklaratat e anëtarit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ditën e martë vuri në pah pakënaqësitë e tij me partinë.

Sipas Hotit, LDK-ja ka nevojë për një lidership që punon me transparencë të plotë karshi strukturave partiake në të gjitha nivelet, që e kthen partinë në funksionimin statutar, që merr vendime kolegjiale në bazë të statutit të LDK-së (që është kushtetuta e partisë) dhe në konsultim të gjerë me strukturat qendrore dhe lokale të partisë, transmeton Telegrafi.

Ky postim i Hotit, e i publikuar në rrjet sociale u komentua shumë nga ndjekësit e tij, por nuk mungoi as ‘mbështetja’, nga disa anëtarë tjerë të LDK-së, si Rrezarta Krasniqi, Agim Veliu, Arben Gashi e Driton Selmanaj, të cilët pëlqyen postimin e Hotit.


Nuk dihet nëse pëlqimi i postimit lidhet edhe me pakënaqësitë e tyre ndaj partisë, apo thjesht është vetëm një pëlqim për postimin që bëri bashkëpartiaku i tyre.

Ndërsa, Agim Veliu ka deklaruar se “Të jesh i pafuqishëm ta ndryshosh gjendjen në shtëpinë politike, ku kryefamiljari (kryetari) të ka afruar formalisht “afër” vetes nuk është edhe shumë tragjike”.

“Është për keqardhje të të detyrojnë, apo të vetdetyrohesh për t’ia mbajtur ison shefit dhe, të dalësh publikisht e ta mbrosh “liderin” ,i cili po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike, që për 35 vjet ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë’, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Megjithatë, postimi i Hotit nxiti edhe reagime tjera, ku ofruan mbështetje për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Lutfi Haziri, nënkryetari i partisë, deklaroi se “Në një ditë si kjo, duhet ritheksuar se LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë saj”.

“Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, erdhi nga një Kuvend i jashtëzakonshëm, si pasojë e rezultatit më të rëndë historik. Ky ishte Kuvend i përballimit të situatës së jashtëzakonshme, me frymë unifikuese e me rrugëtim të përbashkët”, ka theksuar ai.

Një reagimi e bëri edhe Paris Guri, kryetar i Forumit të Rinisë. Ai publikoi fotografi me Abdixhikun ku mbishkrim kishte shkruar “Lideri i rikthimit”.

Lidhja Demokratike e Kosovës më 9 dhjetor të vitit 2023 kishte bërë përzgjedhur kryesinë e re me këtë përbërje: Kryetar, Lumir Abdixhiku. Nënkryetarët:Anton Quni, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica Xhelili, Gazmend Muhaxheri, Lutfi Haziri.

Sekretarët: Imri Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm, Sokol Haliti, Sekretar i Degëve Jashtë.

Kryetarët e Forumeve: Jehona Lushaku Sadriu, Forumi i Gruas; Paris Guri, Forumi Rinor.

Anëtarët e Kryesisë: Alban Zogaj, Alush Gashi, Arben Gashi, Ardian Shala, Armend Zemaj, Avdullah Hoti, Besian Mustafa, Besnik Osmani, Berat Rukiqi, Besa Gaxherri, Bexhet Xheladini, Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj, Ekrem Hyseni, Ema Nikçi Rexha, Florian Dushi, Ilir Ferati, Izet Sadiku.

Kujtim Shala, Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Muhamet Hamiti, Ruzhdi Shehu, Rrezarta Krasniqi, Sibel Halimi, Shkëmb Manaj, Visar Azemi, Visar Berisha, Vlora Dumoshi, Xhafer Gashi dhe Xhafer Tahiri.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 20 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Në listën e deputetëve të zgjedhur nga LDK-ja kryeson Lumir Abdixhiku me 146,401 vota, pason Doarsa Kica-Xhelili me 63,164 vota dhe Kujtim Shala me 58,817 vota.

Në 5-shen me më shumë vota janë edhe Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

Lajme
​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Drejtësi
Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Lajme
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Kronika e Zezë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori