Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka shkuar për ngushëllim te familja Thaçi pas vdekjes së babait të ish presidentit, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi.
Ai në një prononcim për Tëvë1 theksoi rëndësinë dhe ndikimin e madh që Haxhi Thaçi ka pasur në formimin e jetës dhe karrierës së presidentit Hashim Thaçi.
“Bacin Haxhi të gjithë e kemi njohur si një patriot të madh e plak të urtë i cili e ka frymëzuar shumë thellë edhe familjen e vet, edhe farefisin edhe këtë pjesë të Drenicës. Mbi të gjitha e ka frymëzuar me patriotizëm djalin e tij Hashim Thaçin i cili ishte president i Republikës së Kosovës, por edhe njëri prej bartësve shumë të rëndësishëm për të cilat kemi kaluar”, ka thënë Konjufca.
Ai gjithashtu ka përmendur rolin e Hashim Thaçit në periudhën e vështirë të vitit 1990, në luftën për liri dhe sot në Hagë, përcjell Telegrafi.
“Edhe gjatë viteve ’90 prej lëvizjes studentore, pastaj në krye të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) bashkë me veprimtarët e tij po e mbrojnë kauzën edhe në Hagë me bacin Jakup, me Rexhep Selimin me kryetarin Kadri Veseli kanë qenë në krye të UÇK-së e cila falë luftës së lavdishme solli lirinë, pastaj edhe shpalljen e pavarësisë edhe në të gjitha proceset më të rëndësishme të Kosovës. Kjo nuk do të ndodhte pa dyshim pa inspirimin dhe pa frymëzimin që e kemi prej prindërve tanë ashtu siç presidenti Thaçi e ka pas padyshim prej bacit Haxhi. U kujtoftë gjithmonë, i lehtë i qoftë dheu i Kosovës e u preft në paqe”, ka thënë Konjufca.
Konjufca po ashtu la një shënim në librin e zisë për tashmë të ndjerin, Haxhi Thaçin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia vazhdon me kontrollet në trafik, gjatë fundjavës shqiptoi 1570 gjoba

Aksident në Shkup, përmbyset një makinë

Mickoski dhe Gashi thonë se shumica parlamentare është stabile, pas 1 majit do të dihet nëse Taravari do të largohet nga qeveria

Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Vetura e policisë përfshihet në aksidentin zingjiror në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pesë persona të lënduar

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm