LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

Barcelona dhe problemet e sërishme me regjistrimin: Ter Stegen bën bujë në fund të sezonit

Periudha rreth Vitit të Ri u shënua nga një sagë e pabesueshme me historinë e regjistrimit të Dani Olmos në Barcelonë, pasi ai kishte skaduar, por në fund klubi katalanas mori një fitore të madhe ligjore ndaj La Ligës dhe mesfushori luan sot për Blaugranët.

Megjithatë, problemet e reja të regjistrimit së shpejti mund të godasin Barcelonën, pasi portieri i tyre i parë, Marc Andre Ter Stegen po rikuperohet më shpejt se sa pritej.

Ter Stegen është lënduar rëndë që nga shtatori dhe prognoza ishte se sezoni i tij kishte përfunduar, por tashmë është e sigurt që së shpejti do të jetë gati të qëndrojë mes shtyllave, por aktualisht nuk është i regjistruar në skuadrën e Barçës në Ligën e Kampionëve.


Barcelona solli si zëvendësues polakun Wojciech Szczesny, i cili doli nga pensioni dhe tani po mbron shkëlqyeshëm dhe nëse dëshiron të rikthejë Ter Stegenin në skuadër, Barça do të duhet të anulojë regjistrimin e polakut.

Szczesny është bërë i domosdoshëm për trajnerin Hansi Flick dhe gjermani ka dhënë dritën jeshile për të vazhduar kontratën e tij edhe për një sezon.

Nëse Ter Stegen është vërtet gati për finalen e Ligës së Kampionëve, atëherë Flick do të duhet të zgjedhë mes tij apo Szczesnyt, dhe kjo në vetvete krijon konfuzion në fillim.

Rregullat e UEFA-s thonë se Barça mund të rikthejë Ter Stegen vetëm nëse çregjistron lojtarin që e zëvendësoi. Me fjalë të tjera, që kapiteni të luajë në Ligën e Kampionëve, katalunasit do të duhej të hiqnin dorë nga polaku.

Për përkujtim, Ter Stegen është gjithashtu kapiten i skuadrës së Barçës dhe është me klubin që nga viti 2014. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit

Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit

Përfaqësuesja e Kosovës
Ish-lojtari i Barcelonës tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mes Ibrahimovic dhe Guardiolas

Ish-lojtari i Barcelonës tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë mes Ibrahimovic dhe Guardiolas

La Liga
Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Ndërkombëtare
Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Përfaqësueset
Vendi ku futbolli mund të luhet vetëm një javë në vit dëshiron të njihet nga FIFA

Vendi ku futbolli mund të luhet vetëm një javë në vit dëshiron të njihet nga FIFA

Përfaqësueset
FFK nuk e bllokon Etnik Brrutin, ai tashmë regjistrohet nga FSHF në FIFA dhe është gati të debutojë si lojtar i Shqipërisë

FFK nuk e bllokon Etnik Brrutin, ai tashmë regjistrohet nga FSHF në FIFA dhe është gati të debutojë si lojtar i Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori