LAJMI I FUNDIT:

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Një grua 55-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në Obermumpf, Zvicër. Prokuroria dyshon për një vrasje, ndaj ka arrestuar bashkëshortin e saj 60-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 12 mars. Sipas raportimeve, burri ka kërkuar ndihmë nga fqinjët, duke u thënë se gruaja e tij ndodhej e palëvizshme në banjë. Pak më vonë, një telefonatë është bërë në qendrën emergjente të kantonit Aargau.

Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë tentuar të reanimojnë viktimën, por pa sukses. Gruaja ka ndërruar jetë gjatë natës, raporton media zvicerane Argauer Zeitung.


“Për shkak të rrethanave, autoritetet kanë urdhëruar hetime të detajuara në vendin e ngjarjes dhe ekzaminime mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes,” ka deklaruar Adrian Schuler, zëdhënës i Prokurorisë.

Burri në paraburgim për tre muaj

Provat fillestare të hetimeve kanë ngritur dyshime për një vrasje, çka ka çuar në arrestimin e burrit 60-vjeçar, i cili është shtetas zviceran me origjinë nga Kosova. Prokuroria ka kërkuar vendosjen e tij në paraburgim për tre muaj, kërkesë që tashmë është miratuar nga autoritetet gjyqësore.

Hetimet po kryhen nga Prokuroria e Rheinfelden-Laufenburg në bashkëpunim me Policinë Kantonale. Rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë pjesë e hetimeve në vazhdim.

Në rrjetet sociale, vajza e viktimës ka bërë një postim prekës në gjuhën shqipe, duke shkruar: “Ti ishe shtëpia jonë, ngushëllimi ynë, lumturia jonë më e madhe.”

Postimi është shpërndarë edhe nga i dyshuari.

Autoritetet theksojnë se deri në një vendim përfundimtar nga gjykata, i arrestuari konsiderohet i pafajshëm, duke iu referuar parimit të prezumimit të pafajësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përurimi i urës në Rogovë të Hasit nga Kurti dhe ministrat në detyrë, reagon Hykmete Bajrami

Përurimi i urës në Rogovë të Hasit nga Kurti dhe ministrat në detyrë, reagon Hykmete Bajrami

Lajme
Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për përdhosje të simboleve kombëtare dhe nxitje të urrejtjes në Ditën e Flamurit

Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për përdhosje të simboleve kombëtare dhe nxitje të urrejtjes në Ditën e Flamurit

Lajme
Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Patriarku serb në Kremlin, përkrah

Patriarku serb në Kremlin, përkrah "botën ruse", dënon Perëndimin dhe i përcjell mesazhe Putinit për Kosovën

Lajme

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme
Kalo në kategori