LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Alexander Isak raportohet se do të jetë objekt i një ‘lufte ofertash’ mes gjashtë klubeve gjatë afatit kalimtar veror. 

Ylli i Newcastle United është një ndër sulmuesit më të përfolur në botën e futbollit pas një sezoni fantastik me ‘Laraskat’. 

Deri më tani në sezonin 2024/2025, 25-vjeçari ka realizuar 21 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në 30 ndeshje në të gjitha garat. 


Në Ligën Premier, më mirë se Isak (19) ka bërë vetëm Erling Haaland që ka realizuar 20 gola dhe Mohamed Salah që ka 25 sosh. 

Si rezultat i paraqitjeve të tij, Isak është lidhur me një largim nga Newcastle pas përfundimit të këtij sezoni.  

Siç ka raportuar e përditshmja katalanase Mundo Deportivo, Barcelona po synon që ta transferojë Isak si zëvendësues afatgjatë të Robert Lewandowski, i cili do të jetë 37 vjeç në gusht. 

Arsenali do të detyrohet të shesë njërin prej yjeve, për të siguruar transferimin sensacional të verës
Lexo po ashtu Arsenali do të detyrohet të shesë njërin prej yjeve, për të siguruar transferimin sensacional të verës

Sidoqoftë, blaugranasit mund të përballen me konkurrencë të madhe nga Arsenal, Liverpool, Manchester United, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain. 

Është sugjeruar se vetëm një ofertë në regjionin e 100 milionë eurove, mund ta bëjë Newcastle ta konsiderojë shitjen e suedezit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ligue 1
Gjyqtari ndërpreu për pak minuta ndeshjen në kampionatin shqiptar për shkak të Ramazanit

Gjyqtari ndërpreu për pak minuta ndeshjen në kampionatin shqiptar për shkak të Ramazanit

Superliga

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bundesliga
Kalo në kategori