LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ka ofruar pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me Frenkie De Jong në verë, sipas raportimeve të fundit. 

De Jong u largua nga Ajaxi në vitin 2019 si njëri ndër lojtarët më premtues në botën e futbollit, duke iu bashkuar Barcelonës për 75 milionë euro. 

Teksa një kohë konsiderohej si pasardhësi i ikonës spanjolle Sergi Busquets, holandezi ka pasur vështirësi që të adaptohet në këtë gjysmë dekade në La Liga. 


Për këtë arsye, ai po konsiderohet si një lehtësim afatshkurtër i problemeve financiare të Barcelonës, me mesfushorin që është lidhur me disa prej klubeve më të mëdha në Evropë, duke përfshirë edhe Manchester United, në sezonet e fundit.

 Sipas një raportimi të fundit, De Jong i është ofruar disa skuadrave para hapjes së afatit kalimtar veror. 

Arsenal, Liverpool, Chelsea, Man City dhe Man United që të gjitha thuhet se janë kontaktuar dhe informuar për situatën e tij. 

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë
Lexo po ashtu Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Këtë sezon, minutat e De Jong kanë qenë tejet të limituara kjo për shkak të performancave fantastike nga Pedri, Gavi dhe Marc Casado. 

27-vjeçari ka bërë vetëm katër paraqitje si titullar për gjigantin katalanas dhe muajin e kaluar lojtari adresoi thashethemet për të ardhmen e tij. 

“Njerëzit mendojnë se unë dua të qëndrojë tek Barcelona përgjithmonë për shkak se jeta jashtë futbollit është shumë e mirë këtu dhe kjo është mirë, por çfarë ndodhë në fushë është gjithmonë më e rëndësishme”, ka thënë De Jong./Telegrafi/