LAJMI I FUNDIT:

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madridi gjatë verës, kanë raportuar një numër i mediave spanjolle.

Të gjitha mediat përmendin Arabinë Saudite, veçanërisht Al Hilal, si një destinacion të mundshëm për anësorin brazilian.

Përmendet një kompensim prej rreth 300 milionë euro, deri tani më i madhi në historinë e futbollit.


Rekordin e mban Neymar, i cili u transferua te PSG nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Sipas Defensa Central, Reali jo vetëm që po përgatit një shitje, por gjithashtu dëshiron të bëjë tri transferime në të njëjtën kohë.

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi
Lexo po ashtu Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Rodri, Erling Haaland nga Manchester City dhe William Saliba nga Arsenali, janë përforcimet që Los Blancos janë duke i planifikuar në verën e vitit 2025.

Pra, për një mesfushor, një sulmues dhe një mbrojtës, një lojtar për çdo repart të ekipit.

Dhe këto tri transferime duhet të kushtojnë rreth 300 milionë euro në total, për sa Vinicius mund të largohet nga klubi.

“Reali po përgatit një marrëveshje që nuk është parë kurrë më parë në futboll. Përveç se do të ishte shitja më e madhe në histori, do të ishte edhe shkas për tri mega transferime me të cilat Reali do të përpiqej të ndërtonte ekipin më të fortë në botë rreth Mbappes”, shkruan Defensa Central. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

La Liga
“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

La Liga
Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

La Liga
Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Premier League
Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Premier League
Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Serie A
Kalo në kategori