LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti nuk i beson formës së luhatshme të Man Cityt këtë sezon

Ancelotti nuk i beson formës së luhatshme të Man Cityt këtë sezon

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka minimizuar vështirësitë e fundit të Manchester Cityt, duke këmbëngulur se skuadra angleze mbetet një “skuadër shumë konkurruese” përpara ndeshjes së tyre në play-off të Ligës së Kampionëve.

Man City ka pasur një periudhë të vështirë, me lëndime dhe humbje që e kanë lënë në deficitin prej 15 pikësh pas liderëve të Ligës Premier, Liverpoolit.

Megjithatë, Ancelotti nuk po merret me formën e tyre të dobët këtë sezon.


“Ata patën një periudhë të vështirë, me lëndime dhe humbje, por tani, me sa kam parë, ata janë një ekip shumë konkurrues, si gjithmonë”, deklaroi Ancelotti.

Italiani e pranoi se fitorja e fundit e Man Cityt në FA Cup ndaj Leyton Orient nuk ishte bindëse, por ai është i fokusuar në panoramë më të madhe.

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt
Lexo po ashtu Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

“Nuk kam asnjë dyshim që Man City është i fortë. Realiteti është ky, kur Man City na eliminoi, ata ishin kampionë; dhe anasjelltas. Jam i bindur se kushdo që fiton do të shkojë larg në garë”, deklaroi Ancelotti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori