LAJMI I FUNDIT:

Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera – LVV renditet e para

Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera – LVV renditet e para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të procesojë të dhënat nga numërimi i votave për subjektet politike në të gjitha vendvotimet.

Sipas rezultateve të fundit të KQZ-së (ora 13:09), deri më tani janë numëruar 93.25% e votave.

Numërimi i votave më herët kishte përfunduar në dhjetë komuna: Drenas, Kamenicë, Obiliq, Malishevë, Junik, Mamushë, Zveçan, Ranillug, Partesh e Kllokot.


Nga rezultatet e fundit numërimi i votave ka përfunduar edhe në pesë komuna tjera.

Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
Lexo po ashtu Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Komuna e Ferizajt

Ferizaj është komuna e tjetër që ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për subjektet politike. Sipas rezultateve të publikuara në uebfaqen e KQZ-së, në këtë komunë LVV ka dalë fituese me 50.97% apo 28 mijë e 673 vota.

E dyta është renditur PDK me 27.76% apo 15 mijë e 619 vota. E treta është renditur LDK me 12.91% apo 7 mijë e 261 vota. Në vendin e katërt në këtë komunë është AAK-Nisma 3.12% apo 1 mijë e 757 vota.

Komuna e Fushë Kosovës

Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Fushë Kosovë. Edhe në këtë komunë e para është renditur LVV me 45.75% apo 10 mijë e 471 vota. E dyta është renditur PDK me 20.23% apo 4 mijë e 629 vota.

Në vendin e tretë është renditur LDK-ja e cila pavarësisht që qeverisë me këtë komunë nuk ka marrë rezultat të kënaqshëm. Ky subjekt ka marrë 19.40% apo 4 mijë e 440 vota.

E katërta është Partia Liberale Egjiptiane 3.13% apo 717 vota.

Komuna e Lipjanit

KQZ ka njoftuar se edhe në komunën e Lipjanit ka përfunduar numërimi i të gjitha votave. Edhe në këtë komunë që qeveriset nga LDK, e para ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

LVV ka marrë 38.07% apo 11 mijë e 242 vota. E dyta është LDK me 27.94% apo 8 mijë e 251 vota.

Në vendin e tretë është PDK me 24.92% apo 7 mijë e 360 vota dhe e katërta është AAK-Nisma me 2.49% apo 735 vota.

Komuna e Vushtrrisë

Nga numërimi i votave në 96 vendvotime në qytetin e Vushtrrisë, partia e parë ka dalë LVV me 52.59% apo 17 mijë e 725 vota.

E dyta është renditur PDK me 25.76% apo 8 mijë e 681 vota. Në vendin e tretë është LDK me 11.25% apo 3 mijë e 793 vota.

Në këtë komunë Koalicioni për Familje është renditur i katërti me 3.24% apo 1 mijë 091 vota.

Komuna e Rahovecit

Rahoveci ka përfunduar numrin e të gjitha votave gjithashtu. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, në këtë komunë LVV është e para me 38.82% apo 8 mijë e 175 vota.

Në vedin e dytë është PDK me 20.44% apo 4 mijë e 305 vota. AAK-Nisma e treta me 18.10% apo 3 mijë e 811 vota.

LDK është renditur e katërta me 14.67% apo 3 mijë 090 vota.

Komuna e Hanit të Elezit

Përfundimi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në Han të Elezit. Edhe në këtë komunë LVV prin dukshëm në rezultat në krahasim me partitë tjera.

Partia e Kurtit ka marrë 50.14% apo 2 mijë e 022 vota, e dyta është PDK me 31.34% apo 1 mijë e 264 vota.

E treta është LDK me 10.14% apo 409 vota dhe AAK-Nisma e katërta me 4.46% apo 180 vota.

Komuna e Dragashit

Komuna e Dragashit gjithashtu ka përfunduar numërimin e të gjitha votave. Lëvizja Vetëvendosje edhe në këtë komunë ka arritur të marr rezultat më të lartë.

LVV ka marrë 26.39% apo 2 mijë e 873 vota,  e dyta është PDK me 23.41% apo 2 mijë e 549 vota.

Në vendin e tretë dhe katërt renditet LDK me 23.03% apo 2 mijë e 507 vota dhe Jedinstvena Goranska Partija 8.96% apo 976 vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori