LAJMI I FUNDIT:

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata elektorale në Kosovë është karakterizuar nga një qasje e pazakontë, ku partitë politike po zhvillojnë fushata të ndara dhe pa përplasje të drejtpërdrejta mes tyre. Kështu kanë vlerësuar analistët politikë, të cilët kanë analizuar 20 ditët e deritanishme të garës zgjedhore.

Analisti Ylli Hoxha ka thënë në TV Dukagjini se kjo fushatë është e veçantë, pasi subjektet politike janë fokusuar në mobilizimin e elektoratit të tyre dhe nuk po përballen drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.

“Partitë janë duke zhvilluar fushata paralele që nuk po ndeshen mes vete. Vetëm LDK-ja ka një tentativë për të tërhequr votues nga elektorati i LVV-së, ndërsa subjektet tjera nuk kanë bërë sulme për t’ia cënuar njëra-tjetrës elektoratin”, ka deklaruar Hoxha.


Analisti Astrit Gashi ka vlerësuar se në këtë fushatë është folur më së shumti për Albin Kurtin, por sipas tij kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është në favor të tij.

“Dikush mund të thotë se më rëndësi është të flitet për ty. Por unë mendoj se kjo teori është e vjetruar. Tashmë është më e rëndësishme sesi të shohin njerëzit gjatë fushatës. Kjo fushatë nuk i ka ndihmuar zotit Kurti”, ka thënë Gashi.

Sipas analistit Kastriot Jahaj, strategjia e Albin Kurtit ka qenë të fokusohet te fjalimet, pa shpalosur ndonjë program elektoral të qartë.

Në anën tjetër, ai ka vlerësuar se Bedri Hamza ka qenë i fokusuar kryesisht te ekonomia, pa synuar më gjerë, ndërsa Lumir Abdixhiku i LDK-së ka pasur një fushatë më të organizuar dhe e ka kaluar ekonominë në plan të dytë.

“Zoti Haradinaj, ndryshe nga LDK dhe PDK, ka sulmuar shpeshherë Kurtin, gjë që nuk e kanë bërë të tjerët”, ka shtuar Jahaj.

Analisti Dardan Gashi ka vënë në pah një premtim të veçantë të Fatmir Limajt, i cili ka propozuar ndërtimin e një termocentrali me qymyr, duke theksuar pasuritë e Kosovës në këtë resurs.

“Fatmir Limaj e prezanton gjithkah se ne kemi qymyr dhe duhet të bëjmë termocentral me qymyr. Është sfidë, pasi dikush mund ta kundërshtojë, por ky është një premtim i guximshëm”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkohë, analisti Viktor Buzhala ka thënë se shumica e partive opozitare kanë premtuar ndërtimin e një termocentrali me gaz, por sipas tij problemi kryesor mbetet kostoja e lartë.

“180 euro për megavat kushton sot energjia me gaz natyror për Maqedoninë. Për Kosovën do të ishte edhe më e shtrenjtë, pasi jemi më larg nga vendet që na furnizojnë me gaz. Kjo do të thoshte trefishim të tarifave të energjisë elektrike në krahasim me çmimin aktual”, ka thënë Buzhala./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori