Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, vetëm 55 për qind e shtetasve të Kosovës në diasporë, që ishin regjistruar suksesshëm për votim nga jashtë, e kishin shfrytëzuar të drejtën e votës.
Derisa zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 po afrohen, një vëmendje të madhe po merr diaspora dhe numri i mërgimtarëve që kanë shprehur interesim për të votuar.
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 100 mijë qytetarë janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, derisa rreth 18 mijë aplikacione ttjera janë në shqyrtim e sipër.
Nga të dhënat preliminare, deri më tani rreth 4 mijë aplikacione janë refuzuar (dukshëm më pak refuzime se në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021).
KQZ thotë se refuzimet ndodhën për arsye se në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit siç kërkohet me rregullore.
Krahasimi me zgjedhjet e fundit parlamentare
Në bazë të dhënave të deritanishme interesimi i qytetarëve për të votuar në zgjedhje parlamentare del të jetë më i lartë se në zgjedhjet e fundit të këtij lloji të mbajtura më 14 shkurt të vitit 2021.
Në vitin 2021 kishin aplikuar rreth 140 mijë qytetarë nga diaspora për të fituar të drejtën e votës në zgjedhje. Prej tyre vetëm 103 mijë ishin regjistruar si votues valid nga jashtë.
Megjithatë një pjesë e konsiderueshme e këtyre aplikuesve nuk kishin ushtruar këtë të drejtë duke mos votuar në zgjedhje (45%). Pra, nga 103 mijë votues të regjistruar nga jashtë vetëm 57,065 prej tyre kishin dërguar fletëvotime.
E nga këto fletëvotime, vota të vlefshme që ishin procesuar në rezultatet përfundimtare ishin 56,375.
Nga këto vota të aprovuara nga jashtë, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, LVV kishte fituar 44 mijë e 252 vota (78.5%). PDK kishte marr 5 mijë e 32 vota (8.9%), LDK me 4 mijë e 294 vota (7.6%) dhe AAK me 1 mijë e 112 vota (1.9%).
Rreth 2 mijë vota apo 3.5 % të votave të diasporës ishin shpërndarë për partitë tjera.
Kujtojmë që më vonë në vitin 2021 ishin mbajtur edhe zgjedhjet lokale, por nga diaspora kishte pasur pak interesim për të votuar. Numri i votuesve nga diaspora për ato zgjedhje ishte 9 mijë e 610.
Kur dhe si do të votojë diaspora në zgjedhjet e 9 shkurtit?
Votuesit e regjistruar suksesshëm për të votuar jashtë vendit, do të mund të mund të ushtrojnë të drejtën e votës më herët se qytetarët që votojnë brenda vendit më 9 shkurt 2025.
Sipas KQZ-së, varësisht se cilën mënyrë të votimit ka përzgjedhur votuesi jashtë Kosovës, është caktuar edhe periudha e votimit.
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme u ka dhënë tri mundësi shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit për të përzgjedhur se si duan të votojnë vendit.
Në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës – votimi do të zhvillohet më 8 shkurt 2025 duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë (votimi bëhet 9 janar – 8 shkurt 2025); apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës (9 janar – 8 shkurt 2025).
KQZ ka kujtuar që një shtetas që regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës, nuk do ta gjejë emrin e tij në listën e votuesve brenda Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025