Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump ka kërkuar nga një grup vendesh në zhvillim angazhim për përdorimin e dollarit amerikan si monedhë rezervë dhe kërcënoi se do të vendoste një tarifë 100% nëse ato përpiqen ta braktisin atë.
“Ideja që vendet e BRICS po përpiqen të largohen nga dollari ka përfunduar”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke iu referuar akronimit për grupin ku përfshihen Brazili, India, Rusia, Kina dhe Afrika e Jugut.
Aleanca gjeopolitike është zgjeruar duke përfshirë Iranin, Egjiptin, Etiopinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan Politico, përcjell Telegrafi.
“Ne kërkojmë një angazhim nga këto vende që ata as nuk do të krijojnë një monedhë të re BRICS, as nuk do të mbështesin ndonjë monedhë tjetër për të zëvendësuar dollarin e fuqishëm amerikan ose, do të përballen me tarifa 100%”, tha Trump.
Bëhet e ditur se zyrtarët nga vendet e BRICS kanë diskutuar largimin nga dollari amerikan në vitet e fundit, duke përfshirë edhe samitin e muajit të kaluar.
Koncepti fitoi vëmendje në vitin 2022 kur SHBA vendosi sanksione masive ekonomike ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.
“Nuk ka asnjë shans që BRICS të zëvendësojë dollarin amerikan në tregtinë ndërkombëtare dhe çdo vend që përpiqet ta bëjë duhet t’i japë lamtumirën Amerikës”, deklaroi republikani.
Deklarata vjen ndërsa presidenti i zgjedhur shton kërcënimet e tij tarifore, pasi ai njoftoi planet për të vendosur një tarifë prej 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë dhe një tarifë shtesë prej 10% ndaj Kinës për migrimin e paligjshëm dhe trafikun e drogës në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend
Gjykatësja ndalon përkohësisht ngrirjen e granteve dhe kredive nga Trump
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij