LAJMI I FUNDIT:

Man City po përgatit një ofertë të madhe për yllin e Real Madridit – ai pritet ta zëvendësojë Rodrin

Man City po përgatit një ofertë të madhe për yllin e Real Madridit – ai pritet ta zëvendësojë Rodrin

Manchester City raportohet se po përgatit një transferim të madh për të zëvendësuar Rodrin dhe për të rritur gjasat e tyre për titull kampion.

Pasditen e së shtunës, kampioni i Ligës Premier, Man City, mori një tjetër goditje pasi u mposhtën me rezultat 2-1 ndaj Brightonit në udhëtim.

Kjo ishte humbja e katërt radhazi për ekipin e Pep Guardiolës, të cilët kanë vuajtur këtë sezon për shkak të mungesës së Rodrit, me këtë të fundit që ka humbur sezonin pas këputjes së ligamentit.


Por tani, një raport i ri ka bërë me dije se klubi nga Mançesteri po përgatit një ofertë të madhe për njërin prej mesfushorëve më të mirë në botë për të zëvendësuar spanjollin.

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, City është shumë i interesuar për transferimin e mesfushorit Federico Valverde.

Në Madrid, uruguaiani shihet si i paprekshëm për shkak të fleksibilitetit të tij që e lejon atë të luaj edhe si mesfushor, por edhe në sulm nëse është e nevojshme.

Dhe kjo është saktësisht ajo që i ka bërë përshtypje Guardiolës, i cili raportohet se beson që Valverde mund ta ndihmojë ekipin e tij të rikthehet për të dominuar Evropën.

Siç qëndrojnë gjërat, kontrata e Valverdes me Madridin skadon në verën e vitit 2029 dhe sipas Transfermarkt, vlera e kartonit të 26-vjeçarit sillet rreth 130 milionë euro dhe një marrëveshje e mundshme për Cityn do t’u kushtonte atyre shumë shtrenjtë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ndërkombëtare
Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori