LAJMI I FUNDIT:

Nga Muhaxhiri te Queven e Berisha – formacioni më i mirë i xhiros së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Nga Muhaxhiri te Queven e Berisha – formacioni më i mirë i xhiros së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Në tri ditët e fundit janë zhvilluar ndeshjet e javës së 12-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan përballjet e forta dhe me gola.

Dukagjini fillimisht shënoi fitore ndaj Gjilanit si mysafir me rezultat 2-1. Prishtina u kthye te fitorja, duke mposhtur Ferizajn me rezultat 1-0, ndërsa Drita mori tri pikë te Suhareka duke fituar me rezultat 2-1.

Malisheva doli me tri pikë përballë Llapit, ku fitoi me rezultat 2-1. Fitore ka marr edhe Ballkani që mposhti Feronikeli 74 me rezultat 4-1.


Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur formacionin e javës së 12-të në Superligën e Kosovës.

Portier

Njëri ndër më meritorët që Dukagjini doli me tri pikë ndaj Gjilanit ishte portieri Altik Muhaxhiri. Ai bëri disa pritje të jashtëzakonshme për t’i sjell skuadrës së tij fitoren.

Mbrojtja

Mbrojtja kësaj radhe vjen me tre. Në të djathtë është Besnik Krasniqi që kishte paraqitje shumë të mirë ndaj Suharekës.

Në qendër është Ardi Ajdini, i cili kishte një paraqitje stabile ndaj Ferizajt, ndërsa në të majtë është Dren Kryeziu, që po ashtu ishte ndër më meritorët në fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit.

Mesfusha

Albert Dabiqaj duket se është kthyer në versionin e tij më të mirë, duke u kthyer në lojtarin më të mirë të Dritës për momentin. Ai shënoi sërish, kësaj radhe ndaj Suharekës për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Me të në krah është Erlis Xhemajli i Dukagjinit, që po ashtu bëri paraqitje të madhe ndaj Gjilanit.

Ibrahim Salifu i Dritës po ashtu është vendosur në formacionin e kësaj skuadre dhe goli ndaj Suharekës vetëm se e përforcion pozitën e tij.

Vend ka edhe për Queven Ignacion, i cili sot ndaj Feronikelit 74 ishte i shkëlqyer duke shënuar njërin nga golat.

Sulmi

Në sulm janë lojtarët vendimtar të kësaj jave, duke nisur nga sulmuesi Valmir Berisha i cili gjeti rrjetën dy herë ndaj Llapit për të kompletuar një paraqitje perfekte.

Në njërin krahë është Leotrim Kryeziu, i cili u fut nga banka rezervë për t’i dhënë tri pikë Prishtinës me golin e tij.

Në krahun tjetër është sensacioni i Dukagjinit, Hekuran Berisha, i cili edhe njëherë ishte vendimtar për skuadrën e tij.

Trajneri

Bekim Isufi merr epitetin e trajnerit të javës në një garë të ngushtë me Ismet Munishin dhe Zekirija Ramadanin, që morn fitore si mysafir.

Malisheva e Isufit mposhti Llapin dhe vazhdoi si lider së bashku me Ballkanin me nga 22 pikë pas javës së 12-të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Kalo në kategori