LAJMI I FUNDIT:

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë – Qipro: Nga mesazhet e Dardanëve te problemet e Zhegrovës dhe kapiteni Vojvoda

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë – Qipro: Nga mesazhet e Dardanëve te problemet e Zhegrovës dhe kapiteni Vojvoda

Kosova e ka kompletuar këtë tetor me dy fitore nga dy ndeshje, duke mposhtur edhe Qipron me rezultat 3-0, pas fitores ndaj Lituanisë (2-1).  

Amir Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti i shënuan golat në këtë takim. 

Telegrafi sjell te ju disa nga prapaskenat që mundur tu kenë ikur nga ndeshja me Qipron. 


Fishkëllehet himni i Qipros   

Kosova dhe Qipro kanë zhvilluar ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, por kur himnet e intonuan, ai i mysafirëve është fishkëllyer. 

Kjo pasi që në ndeshjen e parë të zhvilluar në Qipro, tifozët nga ky vend nxorën një pankartë: “Kosova është Serbi”. 

Kryeministri Kurti arrin me kohë për dallim nga ndeshja me Rumaninë 

Në ndeshjen e sotme prezent në stadium ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

Për dallim me ndeshjen nga Rumania kur erdhi me vonesë prej 30 minutash, sot ai ishte në kohë. 

Po ashtu të pranishëm në stadium ishin prezent edhe presidentja Vjosa Osmani, po ashtu edhe krerët e partive opozitare si Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj. 

Tension në minutën e shtatë, Foda vrapon te Zhegrova 

Në minutën e shtatë të ndeshjes, ndodhi një kacafytje, ku protagonist ishte Edon Zhegrova, ndaj të cilit po luhej një lojë e ashpër. 

Por përzgjedhësi Franco Foda vrapoi te ai, për ta ndalur që të vazhdojë përleshjen me lojtarin qipriot.  

Zhegrova polemika me bankën e Qipros 

Pas rastit ku Zhegrova mori edhe karton të verdhë, ai u kthye nga banka e Qipros, duke vënë gishtin në hundë duke iu thënë ta mbyllnin gojën, pasi shumë fjalë ndaj tij vinin nga ajo pjesë. 

Mesazhet e Dardanëve  

Fillimisht Dardanët zbuluan një koreografi, ku shihej harta e Kosovës me flamurin shqiptar në mes, duke treguar se vendi ynë është vend i shqiptarëve, e jo sic u mësuam të shohim koreografi në shumë vende kundër Kosovës. 

Në mesin e pjesës së parë, po ashtu kishte edhe një mesazh për Armand Dukën, në lidhje me organizimin e Kampionatit Evropian U21. 

“Vëllai vëllaun nuk e lëndon, me hasëm shekullor marrëveshje nuk bën!”, shkruhej në pankartën e zbuluar nga Dardanët. 

Muslija dhe Zhegrova për penalltinë që e anuloi VAR-i 

Kosova fitoi një penallti në fundin e pjesës së parë, ku Edon Zhegrova dhe Florent Muslija kishin mosmarrëveshje për ekzekutimin e penalltisë, por që pastaj VAR e anuloi. 

Pas u mbyll pjesa e parë, Muslija i tha Zhegrovës se nëse ka penallti, do të gjuaj ai. 

Zhegrovës nuk i pëlqeu zëvendësimi 

Në minutën e 65-të, përzgjedhësi Franco Foda, vendosi për zëvendësimin e Edon Zhegrovës, i cili kishte edhe një karton të verdhë. Sulmuesi i krahut nuk e priti mirë këtë gjë, por që pastaj deklaroi se trajneri kishte të drejtë.  

Mëgim Vojovda, kapiten për herë të parë 

Pas daljes s Amir Rrahmanit nga loja, shiriti i i kapitenit kaloi te Mërgim Vojvoda. 

Mbrojtësi i djathtë nuk ka qenë asnjëherë më parë kapiten dhe duket se e priti mirë këtë gjë. 

Tifozët lëshojnë fushë më herët për t’i ikur tollovisë 

Dhjetë minutat e fundit, tifozët filluan të lëshonin fushë, pasi që fitorja vetëm se ishte siguruar. 

Këtë gjë po e bëjnë shumë shpesh për t’i ikur tollovisë, por nuk duhet harruar se skuadra duhet të përkrahet deri në fund, dhe të duartokitet pas ndeshjes. 

Foto dhe përqafime pas lojës 

Lojtarët pas ndeshjes ishin të lumtur për fitoren dhe nuk përtuan të bënin foto dhe fansat, por edhe të takoheshin me familjarët. 

Kjo është bërë një rutine e tyre, duke treguar dashurin që edhe ata kanë për tifozët, sidomos ata të vegjëlit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë - Qipro: Nga mesazhet e Dardanëve te problemet e Zhegrovës dhe kapiteni Vojvoda

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë - Qipro: Nga mesazhet e Dardanëve te problemet e Zhegrovës dhe kapiteni Vojvoda

Përfaqësuesja e Kosovës
Zhegrova flet pas zëvendësimit: I kërkova falje trajnerit, ndaj Rumanisë shkojmë vetëm për fitore

Zhegrova flet pas zëvendësimit: I kërkova falje trajnerit, ndaj Rumanisë shkojmë vetëm për fitore

Ndërkombëtare
Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro

Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro

Përfaqësuesja e Kosovës
Argjentina fiton me rezultat të thellë, Messi shkëlqen me tre gola e dy asistime

Argjentina fiton me rezultat të thellë, Messi shkëlqen me tre gola e dy asistime

Ndërkombëtare
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë
Fitorja ndaj Qipros është historike, Kosova kurrë nuk ka marrë tre fitore radhazi

Fitorja ndaj Qipros është historike, Kosova kurrë nuk ka marrë tre fitore radhazi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori