LAJMI I FUNDIT:

Interi dëshiron që gjermani Tah të freskojë mbrojtjen e plakur – por konkurrenca mbetet e fortë

Interi dëshiron që gjermani Tah të freskojë mbrojtjen e plakur – por konkurrenca mbetet e fortë

Interi i është bashkuar klubeve që janë të interesuara për mbrojtësin gjerman Jonathan Tah dhe duan ta sjellin plotësisht pa pagesë verën e ardhshme, por konkurrenca është shumë e fortë. 

Linja e pasme e Interit po bëhet e përkohshme, pasi aty janë Francesco Acerbi (36 vjeç), Matteo Darmian (34 vjeç) dhe Stefan De Vrij (32 vjeç), ndaj drejtuesit e këtij klubi po mendojnë aktivisht për përforcime. 

Lartë në listën e përforcimeve të dëshiruara është Tah, i cili aktualisht luan për Bayer Leverkusen nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso.  


Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe duket se ai nuk do ta rinovojë. 

Futbollisti 28-vjeçar ka bërë 264 paraqitje në Bundesligë që nga ardhja në Leverkusen gati dhjetë vjet më parë, duke shënuar 13 gola dhe gjithashtu ka bërë 38 paraqitje për kombëtaren gjermane. 

Atributet e këtij mbrojtësi i përshtaten vërtet Interit. Ai luan me këmbën e djathtë, që do të thotë se vendi i Alessandro Bastonit nuk është i kërcënuar, ai është shtatlartë dhe i fortë dhe do të përshtatej lehtësisht.  

Ai është i mrekullueshëm në mbrojtjen me tre lojtarë, ndaj do t’i përshtatej formacioni 3-5-2 i preferuar nga trajneri i Interit, Simone Inzaghi.

Fakti që ai bëhet lojtar i lirë në fund të sezonit e bën atë edhe më interesant. Në vitet e kaluara Interi ka sjellë falas futbollistë të mëdhenj si Marcus Thuram, Mehdi Taremi, Piotr Zielinski, Hakan Calhanoglu dhe Henrikh Mkhitaryan. 

Të njëjtët persona që ndihmuan në realizimin e transferimit të Benjamin Pavard janë duke punuar edhe për marrëveshjen me Tah. 

Megjithatë, Interi ka konkurrencë nga Bayern Munich dhe Liverpool. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori