LAJMI I FUNDIT:

U kërcënua apo u koordinua Qeveria e Kosovës, për hapjen e urës?

U kërcënua apo u koordinua Qeveria e Kosovës, për hapjen e urës?

Mos hapja e urës së Ibrit nga analistët po konsiderohet se lidhet me kërcënimet që mund të ketë marrë Qeveria e Kosovës nga vizitat e fundit në Kosovë të partnerëve ndërkombëtarë, apo edhe një racionalitet.

Në Kosovë vizita të rëndësishme, si muajt e fundit ka kohë që nuk ka pasur.

E shumica nga to, erdhën pikërisht në kohën kur Qeveria e Kosovës tha se do hap urën e Ibrit që lidh qytetin e Mitrovicës.


Megjithatë, pikërisht këto vizita sipas analistëve politik, ndikuan që Kosova të bëjë një hap prapa në këtë drejtim.

“Po është e vërtet, që disa vizita shumë të rëndësishme, po themi një artileri e rëndë e diplomacisë amerikane  sidomos e qetësoi Qeverinë e Kosovës, për të mos marrë veprime unilaterale”, ka thënë Dritro Arifi, analist politik.

Por, a erdhi kjo zmbrapsje e Qeverisë, sipas Arifit për shkak të fillimit të koordinimit me ndërkombëtarët apo se pati kërcënime nga këto vizita?

“Sa për dakordim, nuk besoj sepse ishim dakordu më herët, por që të themi nga një kërcënim real diplomatik, që çdo veprim i mëtutjeshëm në këtë apo në atë drejtim do të ketë pasoja, për shtetin dhe për individët”, ka thënë tutje Arifi.

Mirëpo, analisti tjetër politik Albinot Maloku nuk beson që mund të ketë pasur kërcënime, por nga këto vizita Qeveria e Kosovës pati një racionalitet.

“Unë nuk du me i marrë si kërcënime, sa si referenca të ndryshimit të politikave që duhet të ndjek qeveria e Kosovës nga ato që kanë qenë deri më tani, që nuk kanë prodhu progres përveçse regres, dhe në këtë rast unë nuk dua të i cilësoj si kërcënime, por si tërheqje e vërejtjes së qeverisë për veprimet e saja”, ka thënë Albinot Maloku, analist politik.

Kosova për hapjen e urës është përplasur edhe me Bashkimin Europian për të cilën këta të fundit insistojnë të jetë temë e diskutimit në Bruksel, ani se në vitin 2016 palët kishin arritur një marrëveshje për hapjen e saj. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?

Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?

Lajme
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont

Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont

Lajme
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë

Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë

Drejtësi
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj

Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj

Lajme
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën

Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën

Lajme
Bllokimi i CEFTA-s, paralajmërohen pasoja ndaj Kosovës edhe për planin e rritjes

Bllokimi i CEFTA-s, paralajmërohen pasoja ndaj Kosovës edhe për planin e rritjes

Lajme
Kalo në kategori