Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, duke komentuar paraqitjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai krahas kërkesave të vjetra ka paraqitur disa kërkesa të reja qesharake.
Adresimin e sotëm presidentit serb, të paralajmëruar 72 orë më parë, Shasha e ka quajtur një shfaqje për publikun, pa ndonjë domethënie të madhe.
“Në thelb, po i bëhet gjithnjë e më e qartë se që nga fiaskoja e Banjskës, Kurti po fiton kontroll të vërtetë në terren, ndërsa hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet”, ka shkruar Shasha në platformën “X”, transmeton Telegrafi.
Shasha thotë se Vuçiq “prezantoi një plan me 5 pika që përfshinte disa kërkesa të vjetra dhe të arsyeshme serbe, si dhe disa të reja dhe të çuditshme”.
“Kthimi në status quo ante: Një kërkesë që duket e arsyeshme për një audiencë të gjerë. Këtu ai kërkon zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit (nga zgjedhjet e reja deri te leja për shërbimet postare serbe në veri)”.
Më tej, Shasha duke komentuar pikat e presidentit serb thotë se “Serbia të shpallë Kosovën si ‘territor me mbrojtje të veçantë sociale’: Kjo tingëllon si një lëvizje taktike për të krijuar një krizë humanitare në kufirin me Kosovën, për të dërguar pajisje mësimore dhe mjete mjekësore me qëllim që të provokojë institucionet e Kosovës të bllokojnë këto dërgesa. Kjo mbështet narrativën e ‘terrorizmit humanitar’ të Rusisë dhe Serbisë”.
Vucic just finished his “in the next 72 hrs” press conference. As usually a PR stunt with nothing meaningful really. In essence it is dawning on Vucic that since Banjska fiasco Kurti is irreversibly gaining real control on the ground and Vucic maneuvering space keeps shrinking.
— Demush Shasha (@DemushShasha) September 13, 2024
“Rezistenca e institucioneve serbe: Kjo është thjesht një konfirmim që Serbia do të vazhdojë të paguajë 5800 nëpunës civilë që punojnë në strukturat paralele, duke i lejuar të operojnë në territorin serb afër kufirit me Kosovën”, shkruan Shasha.
Për kërkesën e Vuçiqit për krijimin e një trupi të posaçëm gjyqësor dhe prokurorial, Shasha thotë se “Qëllimi i këtij trupi do të jetë ndjekja penale e zyrtarëve të Kosovës për ‘shkelje të të drejtave themelore të njeriut’ dhe intimidimi i politikanëve serbë në Kosovë që nuk i binden Beogradit”.
Ndërsa, e quan kërkesë absurde “anulimin e të gjitha vendimeve të institucioneve të Kosovës.
“Gjatë konferencës, Vuçiç bëri dy deklarata të çuditshme dhe shqetësuese. Së pari, ai e krahasoi Kurtin me Hitlerin, duke iu referuar qartë narrativës së Rusisë për ‘nazistët’ në Ukrainë. Së dyti, ai njoftoi se do t’u japë zyrtarëve shtetërorë rusë një çmim për ndihmën e tyre në rezistimin ndaj miratimit të rezolutës për Srebrenicën”, ka shkruar Shasha.
Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që ka përmendur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.
Në një adresim para kombit, më 13 shtator, Vuçiq ka thënë se Serbia beson që përmbushja e kërkesave përbën “parakusht të domosdoshëm për një përparim domethënës” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kërkojmë të kthehemi te gjithçka që është arritur dhe përparuar në procesin e dialogut”.
Ai ka paralajmëruar se Beogradi do të nisë një “fushatë diplomatike globale”, në mënyrë që të plotësohen këto kërkesa.
Sipas një dokumenti që u është shpërndarë mediave para adresimit të Vuçiqit, Parlamenti serb do të miratojë një vendim për “paligjshmërinë” e të gjitha institucioneve të themeluara në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet
Sarrazin paralajmëron pasoja për Kosovën nëse refuzon marrëveshjet tregtare rajonale
Vuçiq tregon pse nuk e shpalli “okupimin e Kosovës”
Koleneli shqiptar komenton fjalimin e Vuçiqit: U pa se ai i druhet përplasjes me NATO-n në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet