Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, ish gjenerali Zdravko Ponosh, duke komentuar adresimin e sotëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me paraqitjen e tij ai e shpalli kapitullimin në Kosovë, e jo “okupimin e Kosovës”.
Ponosh tha të gjitha institucionet në veri, në të cilat Vuçiq dëshiron t’i kthejë serbët, ai vetë ia ka dorëzuar Prishtinës.
“Ajo që Vuçiq ka shpallur sonte është një tregim krejtësisht i pakuptimtë. Ajo ka ardhur nga kampi i Vuçiqit, kështu që nuk e di se me kë ai po debaton”, tha Ponosh për “Danas“, duke komentuar vendimin e Vuçiqit për të mos shpallur pushtimin e një pjese të “territorit të Serbisë” dhe duke shtuar se presidenti i Serbisë me këtë paraqitje shpalli kapitullim, e jo pushtimin, transmeton Telegrafi.
Ish gjenerali i ushtrisë serbe tha gjithçka që Vuçiq e tha sonte e kishte thënë edhe më parë.
“Thjesht nuk e di pse ka pritur 72 orë për të thënë se nuk ka zgjidhje të mirë për serbët në Kosovë. Ne e dinim këtë edhe pa skaduar ato 72 orë”, thotë Ponosh.
Duke folur për kërkesat për kthimin e institucioneve serbe në Kosovë, deputeti serb pohon se ato paraprakisht i ka dorëzuar vetë Vuçiq.
“Gjithçka që thotë se dëshiron ta kthejë në Kosovë, gjyqësorin, policinë, mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe Asociacionin e komunave serbe, të gjitha ato i dha ai. E gjitha ishte shpikja e tij, gjithçka që premtoi, të gjitha i shkatërroi ai”, thekson Ponosh dhe shton se gjithashtu është farsë formimi i një zone të veçantë të mbrojtjes sociale në Kosovë.
Siç thekson ai, Vuçiq vetëm “ri-pranoi, gjegjësisht hodhi një vijë në atë që nënshkroi në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet
Sarrazin paralajmëron pasoja për Kosovën nëse refuzon marrëveshjet tregtare rajonale
Vuçiq tregon pse nuk e shpalli “okupimin e Kosovës”
Koleneli shqiptar komenton fjalimin e Vuçiqit: U pa se ai i druhet përplasjes me NATO-n në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet