LAJMI I FUNDIT:

Hezbollahu lëshon 20 raketa drejt Izraelit

Hezbollahu lëshon 20 raketa drejt Izraelit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se rreth 20 raketa u gjuajtën në qytetin verior izraelit, Safed gjatë natës, duke shtuar se shumica u kapën ose u ulën në zona të hapura.

IDF njoftoi se askush nuk është lënduar. Një fotografi e publikuar nga televizioni publik, Khan tregon dëme të vogla në një ndërtesë në Dalton, qytet afër Safedit, e shkaktuar nga një pjesë e raketës.

Ushtria thotë gjithashtu se sirenat janë aktivizuar përreth Safedit “për shkak të shqetësimeve se mbeturinat e raketave do të bien” dhe se zjarrfikësit po punojnë për të shuar një zjarr pranë Biry.


Ndërkohë mësohet se pas disa orësh zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në pyllin Birya, i cili u shkaktua nga sulmi me raketë.

Grupi Hezbollah mori përgjegjësinë për sulmin ndaj shtetit izraelit.

Grupi i mbështetur nga Irani thotë se shënjestroi një bazë të mbrojtjes ajrore me raketat Katuysha në shenjë hakmarrje për një sulm izraelit në Kafr Yoz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Evropa po përgatitet për përmbytjet më të mëdha në dekadat e fundit

Evropa po përgatitet për përmbytjet më të mëdha në dekadat e fundit

Evropa
Shikoni skenat e reja 'apokaliptike' nga Vietnami - supertajfuni la të vdekur mbi 220 persona

Shikoni skenat e reja 'apokaliptike' nga Vietnami - supertajfuni la të vdekur mbi 220 persona

Azia
Pasi i përfundon mandati si shef i NATO-s, Stoltenberg do të punësohet në Gjermani

Pasi i përfundon mandati si shef i NATO-s, Stoltenberg do të punësohet në Gjermani

Evropa
CNN thotë se ka një arsye shtesë pse Trumpi refuzon edhe një debat me Harrisin

CNN thotë se ka një arsye shtesë pse Trumpi refuzon edhe një debat me Harrisin

Amerika
Fushata e Trumpit tregon pse nuk do të ketë debat tjetër me Harrisin

Fushata e Trumpit tregon pse nuk do të ketë debat tjetër me Harrisin

Amerika
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë

Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë

Botë
Kalo në kategori