LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa publikon datat për turneun e vitit 2025 të “Radical Optimism”

Dua Lipa publikon datat për turneun e vitit 2025 të “Radical Optimism”

Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar datat për turneun e vitit 2025 të albumit “Radical Optimism”.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, krijuesja e hitit “New Rules”, bëri të ditur edhe shtetet në cilat do të performojë.

Turneu i vitit 2025 për albumin Radical Optimism nis më 20 mars në Melbourne të Australisë, për të vazhduar tutje në Zelandë të Re, në Evropë e më pas në Amerikë.


View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Turneu i Radical Optimism për vitin 2025. Thanë se ju mungon Dua e vitit 2022. Mezi pres të sjell këtë spektakël tek ju”, shkroi Dua Lipa në një postim në Instagram.

Nëpërmjet fotografisë ju gjithashtu mund të shikoni datat e sakta dhe vendet në të cilat ajo do të performojë.

Albumi “Radical Optimism” është albumi i tretë në karrierë i artistes shqiptare, pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Future Nostalgia”. /Telegrafi/