LAJMI I FUNDIT:

Aktakuza për rastin Banjska, Maqedonci: Faktori ndërkombëtar duhet ta rrisë presionin ndaj Serbisë

Aktakuza për rastin Banjska, Maqedonci: Faktori ndërkombëtar duhet ta rrisë presionin ndaj Serbisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 45 personave, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin, lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë.

Ani pse e vonuar, Maqedonci thotë se kjo aktakuzë do e arrijë qëllimin e saj.

“Edhe pse e vonuar, besoj që aktakuza do të arrijë qëllimin e saj, megjithatë përderisa në Serbi në strukturat shtetërore të Serbisë, vazhdon të ekzistojë ideja që Kosova është pjesë e Serbisë, derisa ligjërisht në kushtetutën e Serbisë, Kosova mbetet pjesë integrale e saj dhe derisa kemi një prezencë të jashtëzakonshme të strukturave të armatosura të Serbisë në jug të territorit të saj dhe mbështetje të këtyre grupeve terroriste si grupi i Radoiçiq”, tha Maqedonci, për RTV Dukagjini.


Tutje ministri shtoi se duhet bërë më shumë, ai deklaroi se ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presion shtetit serb.

“Faktori ndërkombëtar duhet të rrisë presionin ndaj Serbisë, për t’i mbajtur në llogaridhënie jo vetëm akterët që janë involvuar direkt kundër sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, dhe jetës së qytetarëve, por edhe ata që kanë ndihmuar për të kryer këto veprime. Dihet që këto struktura kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të shtetit serb si në furnizim ashtu edhe në trajnimin e tyre”, tha Maqedonci. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Deda e cilëson shumë serioz kërcënimin gjerman ndaj Kosovës për Procesin e Berlinit

Deda e cilëson shumë serioz kërcënimin gjerman ndaj Kosovës për Procesin e Berlinit

Lajme
Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë në Shqipëri, kush ka 30 vite punë mbyll karrierën 55 vjeç

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë në Shqipëri, kush ka 30 vite punë mbyll karrierën 55 vjeç

Lajme
Krasniqi: Kurti, kryeministri i parë që shkoi në Leshak të Leposaviqit

Krasniqi: Kurti, kryeministri i parë që shkoi në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Surroi: Serbia e legjitimoi politikisht sulmin në Banjskë – aktakuza është ngritur në bashkëpunim me SHBA-në dhe EULEX-in

Surroi: Serbia e legjitimoi politikisht sulmin në Banjskë – aktakuza është ngritur në bashkëpunim me SHBA-në dhe EULEX-in

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Të burgosurit u fshehën në puseta, aty u hodhën granata dore

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Të burgosurit u fshehën në puseta, aty u hodhën granata dore

Drejtësi
Ngritja e aktakuzës për sulmin e armatosur në Banjskë, Hill: SHBA kërkon që sulmuesit të mbahen përgjegjës

Ngritja e aktakuzës për sulmin e armatosur në Banjskë, Hill: SHBA kërkon që sulmuesit të mbahen përgjegjës

Drejtësi
Kalo në kategori