LAJMI I FUNDIT:

Dy kopje të gjenit të rrezikut do të thotë se ju do të sëmureni nga Alzheimeri

Dy kopje të gjenit të rrezikut do të thotë se ju do të sëmureni nga Alzheimeri
reuters

Pothuajse të gjithë me dy variantet kanë një predispozitë për këtë sëmundje

Juan Fortea nga Universiteti i Barcelonës dhe kolegët e tij hetuan më shumë se tre mijë tru të dhuruar nga Qendra Amerikane e Koordinimit të Alzheimerit, si dhe të dhëna biologjike dhe klinike nga më shumë se 10 mijë individë.

Njerëzit që mbajnë dy kopje të gjenit APOE4 pothuajse me siguri do të sëmuren nga Alzheimeri dhe do të përballen me simptoma në moshë më të hershme, njoftuan shkencëtarët në një studim të hënën, të raportuar nga agjencia britanike Reuters.


Ky riklasifikim mund të ndryshojë hulumtimin e kësaj sëmundjeje, diagnozën dhe qasjet ndaj trajtimit, thonë shkencëtarëve, hulumtimi i të cilëve u botua në revistën Nature Medicine, përcjell Telegrafi.

– Me këto të dhëna po themi se mund të jetë një formë gjenetike e sëmundjes, jo vetëm një tregues i faktorëve të rrezikut – tha Sterling Johnson, nga Universiteti i Wisconsin, bashkëautor i hulumtimit.

Shkenca e ka ditur për tre dekada se njerëzit me dy kopje të gjenit APOE4 kanë shumë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundjen sesa njerëzit me versionin më të zakonshëm të gjenit APOE, APOE3.

Rreth 2 deri në 3 për qind e popullsisë së përgjithshme dhe rreth 15 për qind e njerëzve me Alzheimer kanë dy variante gjenesh APOE4.

“Ky studim ofron të dhëna bindëse që sugjerojnë se njerëzit me dy kopje të gjenit janë pothuajse të sigurt se do të zhvillojnë Alzheimer nëse do të jetojnë mjaftueshëm” tha profesoresha Dr Tara Spires Jones, eksperte e Alzheimerit nga Universiteti Edinburgh, e cila nuk ishte pjesë e studimit.

Juan Fortea nga Universiteti i Barcelonës dhe kolegët e tij hetuan më shumë se tre mijë tru të dhuruar nga Qendra Amerikane e Koordinimit të Alzheimerit, si dhe të dhëna biologjike dhe klinike nga më shumë se 10 mijë individë nga tre vende.

Ata zbuluan se deri në moshën 65 vjeç, të paktën 95 për qind e njerëzve me dy gjene APOE4 kanë nivele anormale të proteinës së lidhur me Alzheimer në lëngun e tyre cerebrospinal dhe 75 për qind e tyre rezultojnë pozitive për amiloid në tru.

Hulumtimi tregon se homozigotët APOE4 plotësojnë tre kritere për sëmundjen gjenetike: pothuajse të gjithë me dy variantet kanë një predispozitë për Alzheimer, zhvillojnë simptoma në të njëjtin nivel dhe ndryshimet klinike dhe biologjike ndodhin në një mënyrë të parashikueshme, thanë studiuesit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Të njohim produktet
Kalo në kategori