Aliu: Çështja etnike nuk është plan urbanistik për ta vënë në moratorium
Çështja etnike nuk është plan urbanistik për ta vënë në moratorium, por është çështje që duhet zgjidhur. Kështu opinionisti Qenan Aliu e komenton idenë e kryeministrit Hristijan Micksoki. Sipas Aliut, barazia etnike është shumë më e thellë dhe vendosja në moratorium vetëm se do t’i përkeqësonte marrëdhëniet ndëretnike.
“Shënimi i pavarësisë së vendit nuk është event në të cilën duhet të proklamohen moratorium. Aty sidomos duhet të theksohet se do të ketë veprim të qeverisë dhe organeve kompetente, sepse barazia e etnikumeve nuk është çështje që mund të vihet në moratorium. Të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat etnike janë çështje që evoluojnë me kohën dhe rrethanat që ndodhin në mbarë globin. Andaj, çështjet etnike nuk është si një plan urbanistik për të vënë në moratorium, ata janë çështje të cilët duhet të zgjidhen”, deklaroi Qenan Aliu, ekspert.
Për të parandaluar përçarjet dhe konfliktet ndëretnike, Aliu thotë se qeveria duhet në vazhdimësi të bashkëpunojë me partnerin qeverisës dhe me opozitën.
“Pra, e kemi aksiomen e njohur, demokracia, qeverisja janë dialogim, kërkojnë dialogim në vazhdimësi nuk kanë nevojë ata për moratoriume. Vetëm dialogim, sidomos me partnerin qeveritar Vlen por edhe me opozitën, sepse një qeverisje që nuk kuabiton edhe me opozitën ajo mund të hasë ne ngërçe të zhvillimit dhe mbarëvajtjes të politikës qeveritare në vend”, tha Qenan Aliu, ekspert.
Kryeministri tanimë disa herë përsërit qëndrimin se duhet vendosur moratorium për temat etnike. Së fundmi ai deklaroi se duhet t’i jepet fund listës së gjatë të dëshirave për të drejtat etnike, pas së cilave, sipas tij nuk qëndron asgjë tjetër, përveç interesave personale të individëve të caktuar.
“Ne duhet të distancohemi nga konfliktet etnike dhe të izolojmë elementët që krijojnë përçarje ndëretnike. Ne duhet të vendosim një moratorium për temat e prodhuara etnikisht të nxitura nga interesat fitimprurëse të individëve. Duhet t’i jepet fund listës të gjatë të dëshirave për të drejtat etnike, pas së cilës realisht nuk qëndron asgjë, por interesi personal i atyre që i prodhojnë, në kurriz të kolektivit. Sa bosh tingëllon kur dikush kërkon dydhomësi e nuk ka ujë të pijshëm në Likovë dhe Tetovë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Kryeministri Mickoski komentet i bëri në fjalimin e tij në manifestimin qendror për shënimin e 8 shtatorit, ditës së pavarësisë. /Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Moti i keq mbërrin edhe në jug të Shqipërisë, bllokohet rruga në Vlorë pas rrëzimit të pemës
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët. Çfarë u zbardh nga hetimi?
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq
Abazi: Kurti më gjatë flet për Ivanovoqin se për Rugovën, është në panik për vota
Prishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Kuvendi pritet të ketë një sesion “zgjedhor” në muajt e fundit të legjislaturës së tetë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar