LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Cristiano Ronaldo ka treguar lojtarin më të mirë që ka parë ndonjë herë duke luajtur futboll dhe zgjedhja e tij mund të befasojë shumëkënd.

39-vjeçari cilësohet gjerësisht nga shumë persona si futbollisti më i mirë në histori ndërsa së fundmi ai arriti që të shënojë golin e 900-të në karrierë.

Këtë shifër Ronaldo e arriti në fitoren e Portugalisë me rezultat 2-1 ndaj Kroacisë të enjten në kuadër të Ligës së Kombeve.


Megjithatë, ai tashmë e ka shprehur dëshirën e tij për ta zgjatur edhe më tutje këtë shifër teksa synimi i tij mbetet që të shënojë 1000 gola para se të pensionohet.

Në një intervistë në vitin 2022, Piers Morgan kishte thënë se Ronaldo i ka treguar atij në një bisedë private se Messi është lojtari më i mirë që ka parë ndonjëherë.

“Unë kisha një bisedë mjaft interesante me Cristianon, ne po darkonim pasi e kisha intervistuar atë tri vite më parë, ishte një bisedë më të vërtetë e mirë dhe unë e pëlqej atë si person”, ka thënë Morgan.

“Ai ishte jashtëzakonisht një person që respekton Messin dhe unë i thashë atij, ‘Kush është lojtari më i mirë që keni parë ndonjëherë’”.

“Ai më tha, ‘Messi, por ju po më bëni pyetjen e gabuar, ju nuk po më pyesni kush është futbollisti më i mirë..’, sepse, natyrisht, ai nuk e ka parë asnjëherë veten duke luajtur”.

“Kështu që kjo përgjigje e tij më bëri që të qesh”, përfundoi Morgan.

Portugezi tashmë mban rekordin si lojtari me më së shumti paraqitje dhe gola në histori të kombëtareve, pasi ka shënuar 131 gola në 213 ndeshje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Ndërkombëtare
Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Ilir Daja reagon për herë të parë pas largimit nga Ballkani

Ilir Daja reagon për herë të parë pas largimit nga Ballkani

Superliga
Kalo në kategori