LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja e Shqipërisë stërvitet në Pragë, nis përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë

Kombëtarja e Shqipërisë stërvitet në Pragë, nis përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë

Pas fitores 2-1 me Ukrainën, Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e së shtunës në qendrën stërvitore të klubit Sparta Prague.

Në seancën stërvitore lojtarët që u aktivizuan titullarë me Ukrainën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top, ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.


Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe të gjithë lojtarët janë një gjendje të mirë pa probleme fizike. Kombëtarja pritet të mbërrijë pssditen e sotme në Tiranë dhe do të akomodohet menjëherë në hotel.

Shqipëria do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë. Fillimisht trajneri Silvinjo do të dalë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin “Air Albania” në orën 18:30.

Më pas tekniku kuqezi së bashku me ekipin do të zbresin në fushë për seancën e fundit stërvitore.

Ndeshja Shqipëri – Gjeorgji do të luhet të martën më 10 shtator në orën 20:45, në stadiumin kuqezi “Air Albania”. Mbështetja për ekipin Kombëtar do të jetë maksimale, pasi pothuajse të gjithë biletat për ndeshjen janë shitur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori