LAJMI I FUNDIT:

Takimi me Putinin, Vuçiq: Ende nuk e kam refuzuar ftesën

Takimi me Putinin, Vuçiq: Ende nuk e kam refuzuar ftesën

Aleksandar Vuçiq tha se ftesa e presidentit rus, Vladimir Putin për të marrë pjesë në takimin e BRICS-it është tejet e rëndësishme, por se rreth saj do të vendos më 10 ose 15 tetor.

Presidenti serb foli para gazetarëve gjatë një turi të punimeve për rindërtimin e urës në pikën kufitare Karakaj se ende nuk e ka refuzuar apo pranuar ftesën e të akuzuarit për krime në Ukrainë, raporton N1.

“Nuk ka dyshim se është një ftesë e rëndësishme, ashtu siç kemi paraparë se ne do të presim vizita të rëndësishme”, tha ai dhe shtoi se nuk mund të thotë se kush do ta vizitojë Serbinë, por se të gjithë do ta shohin se ishte tejet e rëndësishme.


Ai shtoi se është krenar për politikën thellësisht të pavarur të Serbisë, raporton danas.rs.

“Serbia është në rrugën evropiane, por ajo ka politikën e saj dhe nuk do të heqë dorë nga miqtë tradicionalë, përfshirë Kinën dhe Rusinë. Ne do të përpiqemi t’i ruajmë ato miqësi si një premtim për një të ardhme tjetër. Serbia ka treguar dhe dëshmuar se mund të jetë një mike e sinqertë dhe besnike kur nuk është aspak e lehtë”, shtoi Vuçiq.

Ndryshe, presidenti serb pritet të takohet sot me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bochan Kharchenko. /Telegrafi/