Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, duk folur për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, tha se SHBA-ja e ka bërë absolutisht të qartë se kjo situatë duhet të zgjidhet me dialog, duke mohuar se veprimet e Prishtinës janë miratuar as koordinuar me SHBA-në.
Në një intervistë për televizionin publik serb, duke iu përgjigjur konstatimit se shumë në Serbi besojnë se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës janë miratuar dhe koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hill thotë se ky është informacion krejtësisht i pasaktë.
“SHBA-ja e ka bërë shumë të qartë, absolutisht të qartë se e ardhmja e kësaj situate duhet të zgjidhet përmes dialogut, përmes asaj që po bën Lajçak. Ne e mbështesim këtë vazhdimisht. Dhe mendoj se kemi qenë gjithashtu mjaft të qartë se jemi të pakënaqur kur dikush devijon nga dialogu ose ndërmerr hapa të njëanshëm. Duhet të them se Serbia, e di që kjo ishte shumë e vështirë për Serbinë, por Serbia i qëndron dialogut dhe mendoj se kjo është qasja e duhur. Do të duhet të shohim se si do ta kalojmë këtë. Por dua t’ju siguroj se është absolutisht qëndrimi ynë që dialogu i ka të gjitha elementet që mund t’i zgjidhin këto probleme dhe këto probleme duhet të zgjidhen me dialog”, tha Hill, tramsmeton Telegrafi.
I pyetur për hapat në çfarëdo drejtimi, sanksione ndaj administratës së Kurtit, Hill thekson se SHBA-ja e ka bërë shumë të qartë në disa raste ditëve dhe javëve të fundit se çfarë mendojnë se duhet bërë.
“Kemi qenë shumë të qartë për çështjen e urës në Mitrovicë. Ne jemi shumë të qartë edhe për nevojën absolute për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Pra, mendoj se kemi dërguar mesazhe shumë të qarta dhe kemi qenë gjithashtu shumë të qartë se ata që devijojnë nga dialogu rrezikojnë të devijojnë nga politika jonë. Ajo që mund të them është se Serbia ka punuar shumë për këtë. Serbia ka bërë mirë duke iu përmbajtur dialogut dhe unë vërtet do ta inkurajoja Serbinë që të vazhdojë me këtë”, tha Hill. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës
Paralajmërimi për bllokim të pikave kufitare të Kosovës me Serbinë, Policia me plan operativ
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh