LAJMI I FUNDIT:

Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Sulmi i Kombëtares së Kosovës ka përfunduar si temë e mediave rumune para ndeshjes mes dy kombëtareve në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës është nikoqire e Rumanisë në ndeshjen e parë të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, ndeshje që pritet të zhvillohet këtë të premte në stadiumin Fadil Vokrri.

Para disa ditësh, përzgjedhësi Franco Foda publikoi listën e futbollistëve të ftuar, ndërsa dje (e hënë) gjatë ditës ai mbajti konferencë për shtyp.


“Forma e mirë e treguar në klube nga sulmuesit tanë më jep shumë besim”, ka thënë ndër tjerash Foda.

Kjo deklaratë e gjermanit 58-vjeçar i ka lënë përshtypje mediave rumune, të cilat janë marrë me formën e sulmuesve të Kosovës.

I tillë është mediumi gsp.ro, i cili ka bërë një shkrim me titull: “Franco Foda mbështetet te sulmuesit e tij, të cilët janë në formë të shkëlqyer në klube”, duke iu referuar Vedat Muriqit (Mallorca), Edon Zhegrova (Lille) dhe ish-lojtarit të Rapid Bukureshtit, Albion Rrahamani (Sparta Pragë).

Muriqi shënoi një gol për Mallorcan në ndeshjen hapëse të sezonit, kundër Real Madridit (1-1) dhe asistoi golin vendimtar në fitoren 1-0 me Leganes, në xhiron e katërt të luajtur në fundjavë. Në skuadrën e tij sulmuesi 30-vjeçar është titullari i padiskutueshëm.

Edon Zhegrova ka qenë edhe më ‘pjellor’ në debutimin e këtij sezoni. Ai shënoi tre herë për Lille në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe një herë në Ligue 1.

E për Albion Rrahmanin, të cilin Sparta Praga e bleu së fundmi, nga Rapidi, për 5 milionë euro, çekët janë super të emocionuar. Ai ka tre gola të shënuar. E para për Rapidin në Superligën rumune, dy për Spartën, një në kuadër të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve dhe një në kampionat.

Në formë të lartë është edhe mesfushori i afruar së fundmi, Elvis Rexhbeçaj, i cili e ka nisur në mënyrë të përkryer sezonin me Augsburgun në Bundesliga, ku në ndeshjen e javës së parë ka shënuar një supergol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Njihuni me shtetin e vetëm në botë që nuk ka një kombëtare të futbollit

Njihuni me shtetin e vetëm në botë që nuk ka një kombëtare të futbollit

Ndërkombëtare
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Drejtori ekzekutiv i Milanit reagon për sjelljen e Leaos dhe Hernandez në ndeshjen kundër Lazios

Drejtori ekzekutiv i Milanit reagon për sjelljen e Leaos dhe Hernandez në ndeshjen kundër Lazios

Serie A
Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve është pa fitore në kampionat dhe e fundit pas gjashtë ndeshjeve të luajtura

Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve është pa fitore në kampionat dhe e fundit pas gjashtë ndeshjeve të luajtura

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori