Polonia dhe vendet e tjera në kufi me Ukrainën, janë të detyruara të rrëzojnë raketat ruse para se të hyjnë në hapësirën e tyre ajrore.
Ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski i bëri këto komente në një intervistë me Financial Times.
Sikorski shpjegoi se Polonia është e detyruar të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj, pavarësisht shqetësimeve se interceptimi i raketave mbi territorin ukrainas mund ta tërheqë NATO-n në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Telegrafi.
“Anëtarësimi në NATO nuk tejkalon përgjegjësinë e çdo vendi për mbrojtjen e hapësirës së tij ajrore – është detyra jonë kushtetuese. Unë personalisht jam i mendimit se, kur raketat armiqësore janë në rrugën e hyrjes në hapësirën tonë ajrore, do të ishte legjitime vetëmbrojtja [për t’i goditur ato] sepse sapo të kalojnë në hapësirën tonë ajrore, rreziku i mbeturinave që të lëndojnë dikë është i madh”, tha ministri polak.
Shumica e njerëzve në Poloni besojnë se ushtria polake duhet të rrëzojë objektet që fluturojnë mbi territorin polak gjatë sulmeve ruse në Ukrainë, edhe nëse nuk janë të sigurt se çfarë objektesh janë.
Pas një sulmi në shkallë të gjerë rus në Ukrainë në mëngjesin e 26 gushtit, Polonia raportoi se hapësira e saj ajrore ishte shkelur nga një “objekt ajror”, me gjasë një dron kamikaz.
Gjenerali Maciej Klisz, Komandanti i Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura të Polonisë, deklaroi se, duke gjykuar nga trajektorja, shpejtësia dhe lartësia e tij, objekti definitivisht nuk ishte një raketë dhe ka shumë të ngjarë të ishte një dron. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë