LAJMI I FUNDIT:

Edona James zbulon dy emrat që kanë nënshkruar kontratën për t’u futur në Big Brother VIP Kosova 3

Edona James zbulon dy emrat që kanë nënshkruar kontratën për t’u futur në Big Brother VIP Kosova 3
Foto: Onima Entertainment

Edona James, e cila u bë një fenomen gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ka ndarë së fundmi disa detaje interesante për edicionin e tretë të pritshëm të këtij programi të famshëm.

Në një intervistë për “Onima”, Edona zbuloi disa informacione të cilat kanë ngjallur shumë kuriozitet tek ndjekësit e reality show-it.

Sipas burimeve të saj të besueshme, Edona theksoi se dy konkurrentë tashmë janë 100 për qind të konfirmuar dhe kanë nënshkruar kontratën për të qenë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Këta dy emra janë ish-konkurrenti i programit të njohur “Përputhen,” Bashkim Sahiti, dhe influencuesja dhe prezantuesja Zojë Nushi.


Edona James në Big Brother VIP Kosova 2 (Foto: Edona James/Instagram)

Bashkim Sahiti, i cili u bë i njohur për pjesëmarrjen e tij në “Përputhen”, ka krijuar një përvojë të gjerë në botën e televizionit dhe është i njohur për karakterin e tij karizmatik. Ndërsa Zojë Nushi, një influencuese e njohur dhe prezantuese, ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe është e njohur për intervistat ‘vox-pop’ që realizon nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Edona James, përndryshe vitin e kaluar ishte pa dyshim një prej banoreve më të përfolura dhe të suksesshme të edicionit të dytë.

Ajo arriti deri në finale ku u rendit e katërta, gjersa fitues u shpall ish-futbollisti dhe modeli nga Vitia, Lumbardh Salihu.

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova pritet të fillojë në tetor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një influencuese në TikTok rrëfen përvojën e hidhur me dizajnerin Valdrin Sahiti: Më gënjyen e mashtruan, kam qarë gjithë ditën

Një influencuese në TikTok rrëfen përvojën e hidhur me dizajnerin Valdrin Sahiti: Më gënjyen e mashtruan, kam qarë gjithë ditën

Magazina

"Identiteti im është vjedhur": Fotografitë e influencereve evropiane po përdoren për të shtyrë propagandën pro-Trump në llogaritë false në X

Magazina
Publikohet fotografia e parë e Arta Nitajt shtatzënë me barkun e fryrë

Publikohet fotografia e parë e Arta Nitajt shtatzënë me barkun e fryrë

Magazina
Blero merr publikisht urdhër nga menaxheri i tij: I ke dy javë kohë për t'i realizuar pesë këngë të reja, mos më thirr pa i kryer projektet

Blero merr publikisht urdhër nga menaxheri i tij: I ke dy javë kohë për t'i realizuar pesë këngë të reja, mos më thirr pa i kryer projektet

Magazina
U ndërtua vetëm për turneun e Adele - sa kushtoi

U ndërtua vetëm për turneun e Adele - sa kushtoi "stadiumi portativ" në Mynih, që mund të zhvendoset në një vend tjetër pasi të mbarojnë koncertet

Magazina
Edona James zbulon dy emrat që kanë nënshkruar kontratën për t'u futur në Big Brother VIP Kosova 3

Edona James zbulon dy emrat që kanë nënshkruar kontratën për t'u futur në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Kalo në kategori