LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare bën sërish ndryshime në buxhet, ujësjellësit, policët dhe bujqit marrin pjesën më të madhe të fondeve

Qeveria shqiptare bën sërish ndryshime në buxhet, ujësjellësit, policët dhe bujqit marrin pjesën më të madhe të fondeve

Qeveria shqiptare ka ndryshuar për të dytën herë buxhetin e vitit 2024. Janë 27 miliardë lekë, të ardhura mbi pritshmëritë që pritet të arkëtohen.

Nga fondet shtesë përfitojnë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ajo e Arsimit dhe Sportit dhe ajo e Brendshme, Gjithashtu 2 miliardë lekë do të shkojnë për Ujësjellës-kanalizimet.

Qeveria ka ndryshuar për të dytën herë buxhetin e këtij viti. Kjo për shkak të pritshmërive për të arkëtuar më shumë para se edhe në skenarët më optimistë. “Ne kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuara për këtë vit në vlerën 27 miliardë lekë”, tha ministri i Financave, Petrit Mala.


Kështu nga 687 miliardë lekë që priteshin me ndryshimet e buxhetit në 21 shkurt, të ardhurat deri në fund të vitit pritet të kapin shifrën e plotë 7174miliardë lekë… me kursin aktual të këmbimit rreth 7.1 miliardë euro. “Këto të ardhura shtesë janë menduar të shpërndahen në ato sektor që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në ato sektor që kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Malaj.

Ministria e Brendshme është institucioni që do të marrë pjesën më të madhe të fondeve që do të rishpërndahen, 1.3 miliardë lekë. Këto para’ do të shkojnë për kompensimin ushqimor dhe orët shtesë të punonjësve të policisë. Ministria e Bujqësisë do të marrë 500 milionë lekë shtesë, para që do të shkojnë për skemat e granteve të fermerëve. Më pas renditen Ministri e Arsimit dhe Sportit dhe ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. “Kemi rritur shpenzimet edhe për Ujësjellës – kanalizimet në vlerën 2 miliardë lekë. Do të vijohet të financohet në infrastrukturën qoftë kombëtare qoftë lokale apo rurale”, tha Malaj.

Rishikimi i buxhetit ishte paralajmëruar të ndodhte që në muajin qershor, por u shty për disa muaj. Me këto shtesa të bëra, fondi i ministrisë së bujqësisë arrin në 14.6 miliardë lekë ku fondet e shtuara do të shpërndahen për fermerët. Kjo rritje e fondeve për këtë sektor vjen edhe pas kërkesave të ministrisë me qëllim që të mbulohen me financim të gjithë fermerët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori gjerman ngjitet në majën e Gjeravicës, mëson si t’i “qes renat e flisë”

Ambasadori gjerman ngjitet në majën e Gjeravicës, mëson si t’i “qes renat e flisë”

Lajme
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve- vdes një viktimë pjesëmarrëse, kishte dhe statusin e dëshmitarit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve- vdes një viktimë pjesëmarrëse, kishte dhe statusin e dëshmitarit

Drejtësi
Incidenti me presidenten Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, Mexhiti: Sigurimi tejkaloi kompetencat

Incidenti me presidenten Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, Mexhiti: Sigurimi tejkaloi kompetencat

Lajme
Ndryshimet ligjore për rritjen e pensioneve kaluan në qeveri, së shpejti në procedurë kuvendare

Ndryshimet ligjore për rritjen e pensioneve kaluan në qeveri, së shpejti në procedurë kuvendare

Lajme

"Ndalohem sa herë e kaloj kufirin", Sinani: Përndjekje nga lista e Vulinit

Lugina
Arrestohen një burrë dhe një grua në Pejë dhe Klinë, dyshohet se mashtruan viktimën përmes internetit - përfituan 80 mijë dollarë

Arrestohen një burrë dhe një grua në Pejë dhe Klinë, dyshohet se mashtruan viktimën përmes internetit - përfituan 80 mijë dollarë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori