LAJMI I FUNDIT:

Yamal dhe Lewandowski udhëheqin Barcelonën drejt fitores ndaj Athletic Bilbaos 

Yamal dhe Lewandowski udhëheqin Barcelonën drejt fitores ndaj Athletic Bilbaos 

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-1 në kuadër të javës së dytë të La Ligas. 

Asnjëra palë nuk krijoi shumë në fazat fillestare të ndeshjes. 

Barcelona shënoi fillimisht për epërsinë prej 1-0 ndaj Athletic Bilbaos, falë  golit të parë të sezonit të Lamine Yamal. 


Yamal gjuajti bukur nga distanca dhe pastaj u ndihmua edhe nga një devijim për të shënuar për 1-0. 

Por nuk vonoi shumë dhe Athletic Bilbao fitoi penallti, pasi Pau Cubarsi ndali Alex Berenguer në zonë dhe vetëm pas rishikimit të VAR u vendos për penallti. 

Oihan Sancet ishte e saktë dhe shënoi për 1-1 nga pika e bardhë. 

Edhe pas gjashtë minutave shtesë nuk kishte më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim.  

Robert Lewandowski humbi dy raste të mira në minutat 57 dhe 64, për të gjetur më vonë golin. 

Zhvillohej minuta e 75-të, kur Lewandowski nga një top i kthyer shënoi për 2-1. 

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Barcelona mori maksimumin nga kjo ndeshje, ku tani me gjashtë pikë është në krye. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Juventus i frikshëm në afatin kalimtar - pasi siguroi dy sulmues, do të tentojë të mbyllë marrëveshjet me Koopmeiners dhe Sancho

Juventus i frikshëm në afatin kalimtar - pasi siguroi dy sulmues, do të tentojë të mbyllë marrëveshjet me Koopmeiners dhe Sancho

Hansi Flick tregon se çfarë i tha Nico Williamsit pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos

Hansi Flick tregon se çfarë i tha Nico Williamsit pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos

Dy gola pasi i tha 'po' Kosovës - dardani i ri Elvis Rexhebeçaj flet për nisjen e sezonit dhe synimet

Dy gola pasi i tha 'po' Kosovës - dardani i ri Elvis Rexhebeçaj flet për nisjen e sezonit dhe synimet

Soucek po konsiderohet ‘hero’ pasi la festën në gjysmë dhe shpëtoi një djalë që e kishin zënë reklamat pas festës së tifozëve të West Ham

Soucek po konsiderohet ‘hero’ pasi la festën në gjysmë dhe shpëtoi një djalë që e kishin zënë reklamat pas festës së tifozëve të West Ham

"Është e trishtueshme për një futbollist pasi fiton milionat çdo vit” - Moggi e godet keq Koopmeinersin për strategjinë e tij

Guardiola zbulon rregullin personal që e theu për të ri-nënshkruar me Gundogan

Guardiola zbulon rregullin personal që e theu për të ri-nënshkruar me Gundogan

Kalo në kategori