LAJMI I FUNDIT:

Qeveria nis projektin 20 milionë euro për zhvillimin rural dhe agroturizmin në bashkëpunim me GIZ-in gjerman

Qeveria nis projektin 20 milionë euro për zhvillimin rural dhe agroturizmin në bashkëpunim me GIZ-in gjerman

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar për nisjen e një projekti madhor me vlerë prej 20 milionë euro, që ka për qëllim përkrahjen e iniciativave për zhvillimin rural dhe veçanërisht të agroturizmit.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se ky projekt mundësohet nga GIZ-i gjerman në kuadër të Marrëveshjes Ndërkombëtare me Qeverinë Gjermane dhe synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe të përmirësojë standardin e jetesës për të gjithë qytetarët pa dallim gjinie, etnie apo prejardhjeje.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar se ky projekt është një mundësi e artë për komunitetet rurale në Kosovë duke filluar nga komunat veriore.


Mes tjerash, Peci tha se “Me anë të kësaj nisme, ne synojmë të fuqizojmë fermerët tanë dhe të promovojmë agroturizmin si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Andaj, inkurajoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë në sesionet informuese që do të mbahen në javët në vijim, për të përfituar sa më shumë nga ky projekt.”

“Projekti do të përfshijë një sërë aktivitetesh informuese dhe trajnuese për të gjithë të interesuarit, me qëllim që të ofrohet mbështetje dhe udhëzime për aplikim në programet e financimit.

Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria e Kosovës janë të përkushtuara për të qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj”, thuhet në njoftim.

Projekti pritet të lansohet nga muaji shtator i këtij viti. Për më shumë informata rreth projektit dhe sesioneve informuese, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë https://www.mbpzhr-ks.net/. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria nis projektin 20 milionë euro për zhvillimin rural dhe agroturizmin në bashkëpunim me GIZ-in gjerman

Qeveria nis projektin 20 milionë euro për zhvillimin rural dhe agroturizmin në bashkëpunim me GIZ-in gjerman

Çokallata më e famshme e Dubait tashmë në Be Happy të Petrol Company-së

Çokallata më e famshme e Dubait tashmë në Be Happy të Petrol Company-së

Vezët REA-s: Vezë të paketuara për ata që ja dijnë vlerën shëndetit

Vezët REA-s: Vezë të paketuara për ata që ja dijnë vlerën shëndetit

Thirrja për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente pritet të hapet në shtator

Thirrja për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente pritet të hapet në shtator

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të pajisë të gjithë mësimdhënësit me setin e librave shkollorë

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të pajisë të gjithë mësimdhënësit me setin e librave shkollorë

A e dini se cila është limuzina e re më e shitur në Kosovë?

A e dini se cila është limuzina e re më e shitur në Kosovë?

Kalo në kategori