LAJMI I FUNDIT:

Bersant Celina realizon super gol në fitoren e AIK

Bersant Celina realizon super gol në fitoren e AIK

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, ka realizuar gol të bukur për AIK-un në elitën e futbollit suedez.

AIK-u fitoi me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Djurgaardenit në ndeshjen e xhiros së 19-të.

Celina realizoi gol të bukur nga distanca në minutën e 39-të, nëntë minuta pasi u aktivizua, pas ndeshjen e nisi nga banka.


Për 27-vjeçarin është goli i katërt, ndërsa i ka edhe dy asistime.

Celina është pjesë e Kosovës që në moshë të vogël kur ishte pjesë e Man Cityt. /Telegrafi/