LAJMI I FUNDIT:

Kaosi në qytet dhe bllokimi i Ndërmarrjeve Publike, Arsovska e gatshme të ulet në tavolinë për bisedime me kryeministrin Mickoski

Kaosi në qytet dhe bllokimi i Ndërmarrjeve Publike, Arsovska e gatshme të ulet në tavolinë për bisedime me kryeministrin Mickoski

Qyteti i Shkupit përmes një letre për mediat i ka bërë thirrje kryeministrit Hristian Mickoski “të caktojë datën, vendin, temat për të biseduar dhe formatin e takimit”, pasi ai sot deklaroi se pranon gjithçka që është në interes të shkupjanëve duke u përgjigjur në propozimin e djeshëm të Qytetit – të formojnë një organ të posaçëm pune dhe koordinues me Qeverinë për zgjidhjen e problemeve në kryeqytet.

“Udhëheqësia e Qytetit të Shkupit është e gatshme që nesër të ulet në tavolinën e përbashkët me kryetarin e Qeverisë. Temat të cilat Qyteti i Shkupit do t’i propozojë, ndërsa për të cilat besojmë se duhet të gjendet zgjidhje është tejkalimi i bllokadës aktive në Këshill nga këshilltarët e shumicës qeverisëse, bllokada e ndërmarrjeve nga bordet drejtuese dhe miratimi i programeve të punës së ndërmarrjeve publike”, njofton Pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Në njoftim thuhet se presin edhe konfirmimin e propozimit për themelimin e trupit të përbashkët punues ndërmjet Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit.


“Shpresojmë për një qasje dhe partneritet të sinqertë nga Qeveria e R. së Maqedonisë në të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit”, theksohet në kumtesë.

Duke komentuar këtë propozim nga kryetarja Danella Arsovska, Mickoski sot deklaroi se pranon gjithçka që është në interes të shkupjanëve. Sepse, tha ai, “qyteti duhet të funksionojë normalisht”, duke treguar se po vjen fillimi i vitit të ri shkollor dhe qytetarët tashmë po kthehen nga pushimet vjetore.

“Gjithçka që duhet do ta bëjmë dhe do të takohem, dhe do të formojmë ekipe, gjithçka që nevojitet në interes të shkupjanëve, vetëm që problemi të zgjidhet. Nuk mundet kështu, ne tani funksionojmë në kushte jonormale, të cilat nuk i përngjajnë kryeqytetit të vendit e cila është pjesë e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për çdo zgjidhje jam i gatshëm dhe derisa shohim se nuk ka progres, atëherë duhet të shkojmë në mënyrë radikale… Të përpiqemi ta përmirësojmë atë që mundet të përmirësohet me fjalë, me politikë, me diplomaci. Derisa shohim se këtu nuk ka progres, atëherë do të duhet të bëhemi invazivë në zgjidhjen e problemit”, deklaroi Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Klinikën e kirurgjisë digjestive.

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një person në parkingun e një salle dasmash në Bibaj të Ferizajt, autori i vrasjes dyshohet së është një zyrtar policor

Vritet një person në parkingun e një salle dasmash në Bibaj të Ferizajt, autori i vrasjes dyshohet së është një zyrtar policor

Presidentja Osmani nxjerr dekretin: Zgjedhjet e rregullta parlamentare mbahen më 9 shkurt 2025

Presidentja Osmani nxjerr dekretin: Zgjedhjet e rregullta parlamentare mbahen më 9 shkurt 2025

Krasniqi reagon për datën e zgjedhjeve: Shtyrje e panevojshme

Krasniqi reagon për datën e zgjedhjeve: Shtyrje e panevojshme

Haradinaj i kundërpërgjigjet Albin Kurtit në lidhje me debatin për urën mbi Lumin Ibër

Haradinaj i kundërpërgjigjet Albin Kurtit në lidhje me debatin për urën mbi Lumin Ibër

Çfarë rrethana rënduese mori për bazë gjykata në llogaritjen e 25 viteve dënim me burgim për Sekiraqën?

Çfarë rrethana rënduese mori për bazë gjykata në llogaritjen e 25 viteve dënim me burgim për Sekiraqën?

Policia me aksion në veri, konfiskohen armë dhe pajisje ushtarake që lidhen me rastin e Banjskës

Policia me aksion në veri, konfiskohen armë dhe pajisje ushtarake që lidhen me rastin e Banjskës

Kalo në kategori