LAJMI I FUNDIT:

Bekë Berisha ironizon me kryeministrin Kurti, derisa thotë se presidentja Osmani që 10 ditë po replikon me aeroportin e Shkupit për çantën e saj

Bekë Berisha ironizon me kryeministrin Kurti, derisa thotë se presidentja Osmani që 10 ditë po replikon me aeroportin e Shkupit për çantën e saj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka bërë disa ironizime me udhëheqësit e shtetit.

Derisa në vend po zhvillohen disa debate mbi hapjen e urës së Ibrit në veri, deputeti Berisha ka pyetur nëse e ka hapur kryeministri urën në Ibër, transmeton Telegrafi.

Më pas, reagimin e tij, ai e ka vazhduar me presidenten Vjosa Osmani, ku ka shkruar se presidentja ka 10 ditë qe merret me replikat me aeroportin e Shkupit.


“Çka u bo me urën në Mitrovicë a e hapi Albini? Pas gjithë këtyre zhvillimeve, që 10 dit presidentja Osmani hala ish tu repliku me aeroportin me saktësisht me rojën e sigurimit privat të aeroportit për çantën e saj private”, ka pohuar ai.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një situatë të sikletshme më dy gusht në aeroportin e Shkupit, ku sipas Presidencës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal për ta vendosur në skanerë. /Telegrafi/