Si arritën SHBA-të të dalin e para në Paris 2024 – yjet amerikanë që shkëlqyen në Lojërat Olimpike
Sot janë mbyllur Lojërat Olimpike Paris 2024, ku sportistët e SHBA-së ishin më të suksesshmit në fitimin e medaljeve. SHBA-ja doli në vend të parë me 40 medalje të arta, 44 të argjendta e 42 të bronzta, pra gjithsej i kanë 126 medalje të fituara.
Vëmendja në Lojërat Olimpike të Parisit ishte te Simone Biles që bëri rikthim sensacional, ndërsa të gjithë shikonin shfaqjen e saj brenda dhe jashtë arenave të gjimnastikës.
Të gjithë sytë ishin te Biles që fitoi katër medalje, por shumë emra të rinj e fytyra të reja dolën në pah.
Në Olimpiadën “Parisi 2024”, “breakdance” debutoi si sport olimpik, ku nuk mungoi edhe shikueshmëria në këtë sport, shkruan AP.
Notari francez, Leon Marchand, bëri shfaqje të ngjashme në shtëpi si ato të Michael Phelpsit, duke i fituar pesë medalje në total. Katër prej tyre ishin të arta, një të bronztë.
Noah Lyles e fitoi epitetin e njeriut më të shpejtë në botë pas triumfit në garën e vrapimit 100 metra. Ai, megjithatë, përfundoi në vendin e tretë në 200 metra vrapim, por ky dështim erdhi pasi ishte me COVID.
Sha’Carri Richardson shkëlqeu në stafetën 4×100 metra me ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi e fitoi të argjendtën në 100 metra vrapim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën të parat në listën përfundimtare të medaljeve dhe kjo u arrit në ditën e fundit, pasi ekipi i femrave triumfoi ndaj Francës në finale.
Sensacioni Simone Biles
Superylli amerikan, Simone Biles, u kthye në Lojëra Olimpike pasi u tërhoq nga disa gara të Lojërave Olimpike në Tokio për shkak të shëndetit mendor. I fitoi katër medalje, prej të cilave tri ishin të arta.
Ajo mori vëmendjen e të gjithëve në Paris dhe garoi në salla të mbushura plot me tifozë. Platforma televizive që i transmetoi garat e Lojërave Olimpike ka thënë se 34.7 milionë njerëz e kanë ndjekur Bilesin.
Ajo vlerësohet njëra prej gjimnasteve më të mira të të gjitha kohëve.
Amerika nuk doli mirë në not, por mori disa medalje
Nëntë ditët e garave të notit ishin shumë të vështira për amerikanët, që mezi e morën kryesimin në renditjen e medaljeve në këtë sport. Atyre iu desh një fitore në garën e fundit për të dalë në vendin e parë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfunduan me tetë medalje të arta në not, më së paku që prej Lojërave Olimpike “Seul 1988”.
SHBA-ja kishte vetëm një medalje të artë më shumë sesa Australia, që ishte rivalja më e madhe e saj.
“Është njëra prej paraqitjeve më të dobëta në histori për ekipin e SHBA-së”, ka thënë Phelps, olimpisti më i dekoruar në histori.
Pjesa tjetër e shteteve pati 20 fitore, më shumë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia së bashku. Është hera e parë që ndodh kjo që prej Lojërave Olimpike “Atlanta 1996”.
Dominimi në atletikë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës patën 34 medalje gjithsej në atletikë, ndërsa 14 prej tyre ishin të arta. Amerikanët ishin më të mirët në “mbretëreshën e sporteve”.
Dhe kjo u arrit pavarësisht dështimit të Richardsonit që nuk e fitoi të artën në garën e vrapimit 100 metra, humbjes së Lylesit në 200 metra edhe pse ishte me koronavirus, si dhe diskualifikimit në stafetën 4×100 metra.
SHBA-ja megjithatë arriti të vendosë rekorde. Sydney McLaughlin-Levrone vendosi tjetër rekord botëror në triumfin në vrapimin 400 metra me pengesa. Ajo më pas ishte pjesë e ekipit të stafetës 4×400 metra. Bashkë me Gabby Thomasin udhëhoqën ekipin e SHBA-së në triumfin e natës finale në “Stade de France”.
Edhe atletët e SHBA-së e fituan medaljen e artë në këtë garë.
Tjetër triumf në basketboll
Stephen Curry edhe një herë tjetër shfaqi potencialin që e ka, dhe më në fund e fitoi medaljen e artë olimpike.
Curry shënoi 24 pikë dhe e udhëhoqi SHBA-në në fitoren 98:87 kundër Francës, në turneun olimpik të basketbollit. Ishte medalja e pestë rresht e artë për basketbollistët amerikanë dhe e 17-ta në 20 paraqitje për SHBA-në në Lojërat Olimpike.
Kevin Durant, medalisti i katërfishtë i artë, dhe i pari në historinë e Olimpiadave që e arrin këtë sukses në basketboll, shënoi 15 pikë, aq sa pati edhe Devin Booker. Ndërkohë, LeBron James, i cili pati mbathur këpucë me shkëlqim ari, shënoi 14 pikë. E fitoi medaljen e katërt olimpike dhe të tretën me shkëlqim ari.
Amerikanet, sërish të parat në futboll dhe basketboll
Ekipi i futbollisteve të SHBA-së e fitoi medaljen e pestë të artë olimpike, pas fitores 1:0 ndaj Brazilit në finale. Amerikanet nuk e kishin fituar medaljen e artë që prej Lojërave Olimpike “Londra 2012”.
E arta olimpike u arrit nën drejtimin e selektores së re, Emma Hayes, që debutoi në krye të amerikaneve.
SHBA-të e kanë fituar medaljen e artë në basketboll për femra fal një drame të pabesueshme kundër Francës me rezultat 67-66.
Basketbollistet e SHBA-së kanë fituar të artën olimpike për herë të dhjetë. Ato kanë dështuar vetëm në vitin 1992 në Barcelonë, kur fituan medaljen e bronztë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMorën fitore spektakolare në derbi - Gattuso puth në gojë lojtarin e tij
I huazuar i Barcelonës puth stemën e Real Betisit në golin e parë në La Liga
Ish-lojtari i Lazios tani është i pastrehë dhe ka nevojë për ndihmë
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Zbulohen pagat e trajnerëve në Ligën Premier pas marrëveshjes së re të Artetas me Arsenalin
Takefusa Kubo me analizë interesante pse po dështon sulmi i Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet