LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet i dashuri i ri i Bebe Rexhës, këngëtarja po shijon pushimet me arkitektin grek Simos Liakos

Zbulohet i dashuri i ri i Bebe Rexhës, këngëtarja po shijon pushimet me arkitektin grek Simos Liakos

Siç edhe kënga e saj hit “Heart Wants What It Wants” thotë, Bebe Rexha e di që zemra do atë që do – dhe ajo po shijon momentin.

Të hënën, më 5 gusht, ylli i muzikës, 34 vjeçe, u fotografua për herë të parë me të dashurin e saj të ri, Simos Liakos, në Itali gjatë një pushimi.

Çifti u pa duke shijuar diellin pranë ujit në Sardenjë, ku artistja e hitit “Meant to Be” u pa me rroba banje të zeza, duke i vendosur krahun mbi kraharorin e arkitektit dhe inxhinierit dhe duke e përqafuar atë.


Foto: Backgrid

Përfaqësuesit për media të Bebe Rexhës nuk iu përgjigjën kërkesës të revistës “People” për komente.

Në korrik të vitit 2023, Rexha konfirmoi fundin e marrëdhënies së saj trevjeçare me ish-të dashurin Keyan Safyari, dy javë pasi ajo ndau mesazhe me ndjekësit e saj në Instagram ku ai supozohej të kishte folur negativisht për shtimin e saj të peshës.

Foto: Backgrid

Gjatë një performimi në Londër më 28 korrik, ajo prezantoi këngën e saj “Atmosphere”, duke i thënë publikut, “Tani sapo kam kaluar një ndarje, kështu që mund të bëhem pak emocionale, kështu që ju duhet të më ndihmoni”, sipas E! Online.

Kënga përshkruan ndarjen nga një dashnor dhe përfshin vargjet, “Dhe nuk mund të fajësoj veten për t’u humbur në premtimin tënd / Dhe nuk mund të fajësoj ty që më le”.

Foto: Backgrid

Bebe Rexha përndryshe këtë verë vizitoi për herë të parë Kosovën, ku pati një paraqitje madhështore në festivalin “Sunny Hill 2024”. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

Në trend Magazina

Më shumë

"Ty nuk të zgjatë ma shumë se gjashtë muaj" - Dafina Zeqiri reagon ndaj komentuesit, pasi ironizoi për Ferrarin

Magazina

"Të dy do të shkoni në gjykatë për prishje imazhi" - Capital T i kundërpërgjigjet Robert Bojajt për shpifje

Magazina
Luana Vjollca i jep fund lidhjes me Krenar Çoçajn?

Luana Vjollca i jep fund lidhjes me Krenar Çoçajn?

Magazina
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nisin pushimet e radhës - zgjedhin Ibizan në Spanjë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nisin pushimet e radhës - zgjedhin Ibizan në Spanjë

Magazina
Pas dasmës luksoze, Mërgim Berisha dhe partnerja e tij shijojnë muajin e mjaltit në Portugali

Pas dasmës luksoze, Mërgim Berisha dhe partnerja e tij shijojnë muajin e mjaltit në Portugali

Magazina
Një modele hungareze i kërkon Neymarit të bëjë një test të ADN-së për të përcaktuar nëse është babai i vajzës së saj 10-vjeçare

Një modele hungareze i kërkon Neymarit të bëjë një test të ADN-së për të përcaktuar nëse është babai i vajzës së saj 10-vjeçare

Magazina
Kalo në kategori