LAJMI I FUNDIT:

Pas SHBA-së dhe BE-së edhe Gjermania kundër mbylljes së objekteve të Postës së Serbisë në veri

Pas SHBA-së dhe BE-së edhe Gjermania kundër mbylljes së objekteve të Postës së Serbisë në veri

Policia e Kosovës të hënën ka realizuar një aksion në veri, ku ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë. Siç informuan zyrtarët policorë, në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

Por, ky aksion nuk u mirëprit nga ndërkombëtarët, të cilët po i cilësojnë si veprime të njëanshme nga Qeveria Kurti, transmeton Telegrafi.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në platformën “X”, thotë se hapat e njëanshëm bien ndesh me marrëveshjet e arritur në dialog.


“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por edhe më keq, rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mbetet i mbërthyer në kuti (inbox)”, thotë mes tjerash ambasadori Rohde.

BE dhe SHBA kundërshtojnë mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri
Lexo po ashtu BE dhe SHBA kundërshtojnë mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri

Kundërshtime për mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë kanë pasur edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tyre, Qeveria e Kosovës po ndërmerr hapa të njëanshëm, dhe se këto çështje duhet diskutuar në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR ishte njoftuar për inspektimin teknik në Urën e Ibrit

KFOR ishte njoftuar për inspektimin teknik në Urën e Ibrit

Lajme
Qeveria e Maqedonisë për gabimin me flamurin e Kosovës: Nuk është ngatërruar por vetëm është ndryshuar

Qeveria e Maqedonisë për gabimin me flamurin e Kosovës: Nuk është ngatërruar por vetëm është ndryshuar

Politikë
KMDLNj reagon pasi disa qytetarë janë konvertuar në katolik

KMDLNj reagon pasi disa qytetarë janë konvertuar në katolik

Lajme
“Mos flirtoni me gratë shqiptare”- rregullorja për italianët që do vijnë në Gjadër

“Mos flirtoni me gratë shqiptare”- rregullorja për italianët që do vijnë në Gjadër

Lajme
Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, deklarohen nga Prokuroria

Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, deklarohen nga Prokuroria

Lajme
Serbia pa përgjigje për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, testet e ADN-së ende në pritje

Serbia pa përgjigje për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, testet e ADN-së ende në pritje

Lajme
Kalo në kategori