Louis Van Gaal zbulon se ka refuzuar gjigantin evropian që i ofroi mundësinë e rikthimit sensacional në futboll
![Louis Van Gaal zbulon se ka refuzuar gjigantin evropian që i ofroi mundësinë e rikthimit sensacional në futboll](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/van-gaal-780x439.jpg)
Louis Van Gaal nuk ka qenë në krye të një ekipi tash e sa vite, por tani ai ka zbuluar se ka refuzuar mundësinë që të rikthehet tek një prej ish-klubeve të tij këtë verë.
Puna e fundit e 72-vjeçarit në një klub futbolli ishte tek Manchester United, atje ku mori ‘frenat’ e klubit në vitin 2014.
Van Gaal e udhëhoqi Manchester Unitedin drejt Ligës së Kampionëve në sezonin e tij të parë në krye, por nuk mundi ta përsëriste këtë sukses edhe në sezonin e dytë, pasi ‘Djajtë e Kuq’ ranë në pozitën e pestë.
Tekniku holandez e kishte fituar FA Cup në 2016 pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Crystal Palace, por ishte shkarkuar vetëm pak ditë pasi e fitoi trofeun.
Ai më pas u zëvendësua tek Unitedi nga Jose Mourinho, dhe një vit më vonë në 2017, Van Gaal kishte konfirmuar se ka pauzuar nga futbolli, para se të konfirmojë pensionimin në 2019.
Sidoqoftë, ai u tërhoq nga pensionimi në vitin 2021 për të marr drejtimin e Holandës për herë të tretë, duke zëvendësuar Frank De Boer.
Gjatë karrierës së tij, Van Gaal ka drejtuar disa nga klubet më të mëdha në Evropë si United, Barcelona dhe Bayern Munich, dhe tani ai ka konfirmuar se Bayerni e ka kontaktuar atë për ta zëvendësuar Thomas Tuchel këtë verë, por ai e refuzoi ofertën.
“Unë jam i shëndetshëm përsëri. Mund ta bëja, por jo si një trajner i një klubi. Më kërkoi Bayern Munich, madje para Vincent Kompany”.
“Si trajner i kombëtares, ju jeni i ngarkuar vetëm për tetë periudha dhe gjatë vitit mund të monitoroni me stafin tuaj. Kjo mund të jetë ende e mundur”, ka thënë Van Gaal.
Van Gaal paraprakisht ka tejkaluar kancerin e prostatës dhe tani duket se është i gatshëm që të marr drejtimin e një kombëtareje, por jo edhe të një klubi të futbollit.
Holandezi e ka drejtuar Bayernin mes viteve 2009 dhe 2011, ku gjatë kësaj kohe fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Jo vetëm Chiesa, Thiago Motta i dërgon sinjal të qartë një tjetër ylli të Juventusit se nuk bën pjesë në planet e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/thiago-380x233.jpg)
Jo vetëm Chiesa, Thiago Motta i dërgon sinjal të qartë një tjetër ylli të Juventusit se nuk bën pjesë në planet e tij
![Besiktas shkatërron me pesë gola Galatasarayn, Rashica fiton Superkupën e Turqisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/miloti-380x233.jpg)
Besiktas shkatërron me pesë gola Galatasarayn, Rashica fiton Superkupën e Turqisë
![Pse Francës nuk do t’i vendoset ylli i tretë në stemë nëse fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/france-1-380x233.jpg)
Pse Francës nuk do t’i vendoset ylli i tretë në stemë nëse fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike
![Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid: El Clasico e parë do të luhet në Amerikë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/REAL-MADRID-380x233.jpg)
Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid: El Clasico e parë do të luhet në Amerikë
![Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/laporte-380x233.jpg)
Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual
![PSG merr ‘informacione të brendshme’ se ku do të luajë Nico Williams sezonin e ardhshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/NICO-380x233.jpg)
PSG merr ‘informacione të brendshme’ se ku do të luajë Nico Williams sezonin e ardhshëm
![Organizata e boksit e shpërblen financiarisht Angela Carinin ani pse e dorëzoi luftën pas 46 sekondave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/carini-3-380x233.jpg)
Organizata e boksit e shpërblen financiarisht Angela Carinin ani pse e dorëzoi luftën pas 46 sekondave
![Gjiganti anglez shkakton befasinë dhe futet në garë për transferimin e Julian Alvarez](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/julian-1-380x233.jpg)
Gjiganti anglez shkakton befasinë dhe futet në garë për transferimin e Julian Alvarez
![Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/rabaia-380x233.jpg)
Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Si negociuan shkëmbimin SHBA-ja dhe Rusia: Dy vjet bisedime sekrete dhe një vdekje që gati sa nuk shkatërroi gjithçka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/biden-putin-380x233.jpg)
Si negociuan shkëmbimin SHBA-ja dhe Rusia: Dy vjet bisedime sekrete dhe një vdekje që gati sa nuk shkatërroi gjithçka
![Fazliu: Udbashi Sahit Ismalji kishte torturuar psiqikisht nënën dhe hallën time, ditën kur ranë heronjtë Fahri Fazliu e Afrim Zhitia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/453723257_7890035044424918_6124276915874720491_n-380x233.jpg)
Fazliu: Udbashi Sahit Ismalji kishte torturuar psiqikisht nënën dhe hallën time, ditën kur ranë heronjtë Fahri Fazliu e Afrim Zhitia
![Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/julian-380x233.jpg)
Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri
![Dyshohet se një UFO fluturoj në qiellin e Brazilit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Screenshot_1-20-380x233.jpg)
Dyshohet se një UFO fluturoj në qiellin e Brazilit
![Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/rabaia-380x233.jpg)
Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite
![Rasti i Pejës: Pak orë para se t'i vdiste djali, mes lotësh nëna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/auto_Jeton-Berisha11722600652-380x233.jpg)
Rasti i Pejës: Pak orë para se t'i vdiste djali, mes lotësh nëna "live" në emision kërkoi ndihmë për shërimin e të birit