LAJMI I FUNDIT:

Te Drita besojnë që mund të kalojnë tutje në Ligën e Konferencës edhe pse e pranojnë që nuk kanë shumë njohuri për kundërshtarin e radhës

Te Drita besojnë që mund të kalojnë tutje në Ligën e Konferencës edhe pse e pranojnë që nuk kanë shumë njohuri për kundërshtarin e radhës

Drita në raundin e tretë të Ligës së Konferencës do të përballet me Audan nga Letonia, ku do të kërkojë kalimin në play-off.

Egzon Bejtullai dhe Albert Dabiqaj kanë folur për faqen zyrtare të klubit, ku pas kalimit të Breidablik, kërkojnë dhe besojnë se do të kalojnë tutje edhe ndaj Audas.

Mbrojtës tetovar, Bejtulli deklaron se nuk e njohin mirë kundërshtarin, por do të bëjnë maksimumin për të kaluar tutje.


“Nuk kemi shumë njohuri për ekipin e Auda por besoj që kemi mjaftueshëm kohe për ta përgatitur ndeshjen. Nuk do të jetë e lehtë sepse në këtë nivel garash nuk ka ekip të lehtë, por ne do të bëjmë maksimumin që të arrijmë objektivin tonë”, deklaroi ai.

Njëri prej më të mirëve te Drita, Albert Dabiqaj po ashtu ka dhënë mendimin e tij për kundërshtarin e radhës, duke besuar edhe ky në kualfikim tutje.

“Është një kundërshtarë që e vlerësojmë maksimalisht. E kemi parë që ndeshjet e fundit i kanë vetëm fitore. Besojmë që trajneri me stafin do të analizojnë mirë dhe neve na mbetet ta bëjmë punën tonë në fushë”.

“Kam besim shumë që me grupin e lojtarëve që kemi dhe me kualitetin e grupit, me shumë punë do ta kalojmë edhe këtë rund”, deklaroi Dabiqaj.

Ndeshjen e parë Drita e luan si mysafir me 8 gusht, ndërsa më 15 gusht luajnë në “Fadil Vokrri” ndeshjen kthyese./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po ia shet Atletico Madridit një lojtar me shumë përvojë në La Liga

Barcelona po ia shet Atletico Madridit një lojtar me shumë përvojë në La Liga

Super ylli i Real Madridit mendon të largohet nga Santiago Bernabeu

Super ylli i Real Madridit mendon të largohet nga Santiago Bernabeu

Armando Broja në bisedime me rivalin e Chelseat - transferimi mund të realizohet në pak ditë

Armando Broja në bisedime me rivalin e Chelseat - transferimi mund të realizohet në pak ditë

Çfarë do të thotë për Barcelonën kalimi i Marco Reus te LA Galaxy

Çfarë do të thotë për Barcelonën kalimi i Marco Reus te LA Galaxy

Legia Varshava është kundërshtari përballë Dritës – luhet për grupe, 3 milionë euro dhe lavdi

Legia Varshava është kundërshtari përballë Dritës – luhet për grupe, 3 milionë euro dhe lavdi

Pep Guardiola refuzoi të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon te Man City – është zbuluar edhe arsyeja pse ndodhi kjo

Pep Guardiola refuzoi të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon te Man City – është zbuluar edhe arsyeja pse ndodhi kjo

Kalo në kategori