LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga bëri një paraqitje spektakolare në hapjen e Lojërave Olimpike – por performanca e saj nuk ishte drejtëpërdrejtë

Lady Gaga bëri një paraqitje spektakolare në hapjen e Lojërave Olimpike – por performanca e saj nuk ishte drejtëpërdrejtë
Lady Gaga në Lojërat Olmpike 2024 (Foto: Getty Images)

Lady Gaga ishte një nga yjet e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, por performanca që u shfaq në TV dhe ekranet në brigjet e Seine ishte e regjistruar paraprakisht.

Siç raporton AP, si dhe media të shumta franceze, për shkak të kushteve të pasigurta të motit, është transmetuar një performancë e regjistruar më parë në shkallët përgjatë brigjeve të Senës.

Disa media franceze shkruan se ishte një zhgënjim për 320 mijë shikuesit e ceremonisë së hapjes.


Lady Gaga në Lojërat Olmpike 2024 (Foto: Getty Images)

Këngëtarja u shfaq në rrjetet sociale pas performancës, por nuk iu drejtua komenteve dhe pyetjeve se pse performanca ishte regjistruar paraprakisht.

“Edhe pse nuk jam një artiste franceze, gjithmonë kam ndjerë një lidhje shumë të veçantë me francezët dhe këngën e muzikës franceze – nuk doja asgjë më shumë se të bëja një performancë që do të ngrohte zemrën e Francës, do të festonte artin dhe muzikën franceze. dhe në një rast kaq të rëndësishëm kujtoj të gjithëve një nga qytetet më magjike në botë – Parisin”, ka thënë Gaga në rrjetet sociale.

Lady Gaga në Lojërat Olmpike 2024 (Foto: Getty Images)

Këngëtarja amerikane ka kënduar në frëngjisht, ndërsa të pranishmit në Paris, si dhe shikuesit e transmetimit televiziv i ka përshëndetur me fjalët: “Mirëmbrëma, mirë se erdhe në Paris”.

Më pas u pasua me një performancë lozonjare të këngës “Mon Truc en Plumes”, shoqëruar nga kërcimtarë në shkallët përgjatë lumit Sena.

Këngëtarja është shfaqur me një fustan të zi voluminoz dhe taka të zeza, ndërsa balerinët kanë qenë të veshur edhe me rroba të zeza me aksesorë puplash që i kanë shërbyer për koreografinë e kërcimit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Turi dhe Orinda Huta u përballën me të papriturën gjatë udhëtimit me aeroplan për në Athinë

Turi dhe Orinda Huta u përballën me të papriturën gjatë udhëtimit me aeroplan për në Athinë

Magazina
Të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, Mozzik dhe Lotina

Të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, Mozzik dhe Lotina "trazojnë" rrjetin me fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Noizy i reagon Osman Azemit pas deklaratave për Shqipërinë: Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin edhe emrin

Noizy i reagon Osman Azemit pas deklaratave për Shqipërinë: Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin edhe emrin

Magazina
Eliza Hoxha rikthehet me projekt të ri muzikor, sjell këngë për personat e pagjetur të luftës në Kosovë

Eliza Hoxha rikthehet me projekt të ri muzikor, sjell këngë për personat e pagjetur të luftës në Kosovë

Magazina
John Cena shpjegon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë: Nuk dua të investoj kohën time në këtë gjë

John Cena shpjegon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë: Nuk dua të investoj kohën time në këtë gjë

Magazina
Paraqitja e parë e Justin Bieber prej kur njoftoi se u bë baba për herë të parë

Paraqitja e parë e Justin Bieber prej kur njoftoi se u bë baba për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori