LAJMI I FUNDIT:

Me përgjues në hotele dhe spiunë në rrugë, si survejoheshin turistët në periudhën komuniste në Shqipëri

Me përgjues në hotele dhe spiunë në rrugë, si survejoheshin turistët në periudhën komuniste në Shqipëri

“Turistët e Përgjuar” është shtëpia-ekspozitë, që u çel këto ditë në qytetin e Durrësit.

Në një rrugicë shumë pranë qendrës së qytetit, shtruar me kalldrëm, Brunilda Liçaj dhe Arjana Isaku kanë kthyer banesën e familjes Mima në një ekspozitë për periudhën e komunizmit.

Ndryshe nga të tjerat, kjo ekspozitë synon të sjellë historinë e turistëve të huaj që u lejuan të vizitojnë Shqipërinë komuniste.


Dhomat e hoteleve ishin të përgjuara me “çimkat” e vendosura në tavllat e duhanit, ndërkohë që rrugëve kishte të ashtuquajtur “spiunë” të cilët shënonin gjithçka dëgjonin nga bisedat e turistëve me guidat.

Po kështu veshjet ekstravagante, mbajtja e mjekrës, komunikimi me vendasit, filmimi apo fotografimi dhe sjelljet perëndimore, ishin krejtësisht të ndaluara ndërkohë që turistët duhet të bënin shkresa të tëra për të vizituar vendin nën masa të rrepta sigurie.

Shtëpia ekspozitë do të qëndroje e hapur për vendasit dhe turistët në një afat të pacaktuar, ndërsa dy autoret, pedagoge të Universitetit të Durrësit po punojnë për të mbledhur më shumë të dhëna dhe fakte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidenti serb dhe ai malazez përplasen në Pragë për çështjen e Kosovës

Presidenti serb dhe ai malazez përplasen në Pragë për çështjen e Kosovës

Lajme
Pas 25 vitesh, familjes Aliu i ndërtohet shtëpia në Cerajë të Leposaviqit

Pas 25 vitesh, familjes Aliu i ndërtohet shtëpia në Cerajë të Leposaviqit

Lajme
Aksioni në veri, SHBA vlerëson përkushtimin e Presidentes për një koordinim me bashkësinë ndërkombëtare

Aksioni në veri, SHBA vlerëson përkushtimin e Presidentes për një koordinim me bashkësinë ndërkombëtare

Lajme
Ushtari ukrainas dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, nisin hetimet

Ushtari ukrainas dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, nisin hetimet

Kronika e Zezë
NATO reagon për aksionin policor në veri: Jemi shumë të zhgënjyer, nuk u mbajtën premtimet

NATO reagon për aksionin policor në veri: Jemi shumë të zhgënjyer, nuk u mbajtën premtimet

Lajme
Subvencionohen për tekstet shkollore të reja, por po i blejnë librat e përdorur

Subvencionohen për tekstet shkollore të reja, por po i blejnë librat e përdorur

Lajme
Kalo në kategori