LAJMI I FUNDIT:

Llapi pëson disfatë të thellë në udhëtim te Brondby në Ligën e Konferencës

Llapi pëson disfatë të thellë në udhëtim te Brondby në Ligën e Konferencës

Llapi ka pësuar humbje 6-0 në udhëtim te Brondby në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra daneze e filloi furishëm ndeshjen, ku qysh në minutën e 16-të realizuan për 1-0 me anë të Yuito Suzukit, ndërsa Klaiber ishte asistuesi.

Për 2-0 u përkujdes Ohi Omoijuanfo (21’), me një asistim perfekt nga Sebulonsen.


Tre minuta më vonë, Wass asistoi te Filip Bundgaard që realizoi golin e dytë të Brondbys.

Golin e katër për vendasit e shënoi Noah Nartey, pasi u asistua nga Bischoff në minutën e 40-të.

Mbyllet pjesa e parë: Llapi po mposhtet thellë nga Brondby
Lexo po ashtu Mbyllet pjesa e parë: Llapi po mposhtet thellë nga Brondby

45 minutat e dytë ishte një tjetër rrjedhë e ndeshjes, pasi u shënua vetëm dy gola.

Natyrisht se dominimi ishte i Brondbyt, por që Llapi kishte intervalet e tyre kur dilnin përpara.

Sulmi i skuadrës nga Podujeva nuk ishte në elementin e tyre për këtë përballje, duke mos arritur të krijonin shumë.

Skuadra daneze shënoi për 5-0 me anë të Mathias Kvistgaarden, që realizoi në minutën e 89-të.

Vetëm një minutë më vonë, Brondby vulosi fitoren e tyre në 6-0 me golin e Oscar Schwartau (90′).

Ndeshja e dytë zhvillohet në javën e ardhshme, ndërsa vështirë se Llapi do të mund të bëjë rikthim për të kaluar tutje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro

Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro

Premier League
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij

I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij

Premier League
Karim Benzema refuzon të përshëndesë tifozët e Al Ittihad, por ndalet të nënshkruajë një fanellë të Real Madridit

Karim Benzema refuzon të përshëndesë tifozët e Al Ittihad, por ndalet të nënshkruajë një fanellë të Real Madridit

La Liga
Me një autobus për në aeroport - shikoni çfarë i bëjnë fansat Lamine Yamalit

Me një autobus për në aeroport - shikoni çfarë i bëjnë fansat Lamine Yamalit

La Liga
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Ancelotti zbulon më shumë se që duhet për pozicionin e ri të Mbappes te Real Madridi

Ancelotti zbulon më shumë se që duhet për pozicionin e ri të Mbappes te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori